Hibiskusi ul shtypjen e gjakut

Hibiskusi ul shtypjen e gjakut

Çaji i përbërë nga lulet e hibiskusit është pjesë e mjekësisë popullore tradicionale në shumë kultura nëpër botë. Hulumtimet shkencore tregojnë se efekti i saj në shtypjen e gjakut është më shumë se një gojëdhënë.

Një studim nga Tufts University, ka treguar se disa gota çaj në ditë mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut tek personat me hipertension të lehtë.

Shkencëtarët meksikan kanë gjetur se pigmenti i kuq në lulet e hibiskusit, antocianat, veprojnë sikurse barnat e quajtura ACE inhibitor.

Ky veprim është i njëjtë që i bënë barnat Kaptopril dhe Lisinopril kaq efektive. Këto barna janë prej barnave më të përshkruara në botë për uljen e shtypjes së gjakut. Duket shumë fascinuese që një bar popullor funksionon me të njëjtin mekanizëm sikurse këto barna të dobishme.

Komento