Hiqni qafe lëkurën e thatë nga fytyra gjatë dimrit me katër hapa

lëkurë

lëkurëGjatë dimrit, lëkura është e thatë. Për shtati nuk ju shkon as koha jashtë e as ajri i thatë brenda. Nëse keni lëkurë të thatë, duhet pasur kujdes me lëkurën e thatë.

Kremi për fytyrë nuk mjafton, e ne ndajmë me ju disa hapa si të arrini deri te lëkura e bukur, e butë, e hidratuar

Kur ju nevojitet kujdes i veçantë duhet të përdorni serum për fytyrë. Nëse lëkura juaj është e thatë, serumi vepron si bazë për fytyrë, diçka ngjashëm sikurse pudra e lëngshme. Serumi për hidratim kryesisht përmban acide hialuronike, që janë të lehta dhe veprojnë shpejtë. Nevojitet që për disa minuta të bëni masazh me 2-3 pika serum, të prisni një minutë apo dy dhe të kaloi në hapin e radhës.

Pas serumit pason kremi për fytyrë. Nëse lëkurën e keni shumë të thatë, duhet të zgjidhni kremra që veprojnë thellë. Këto lloje të kremrave janë të pasura me ceramidimë, glicerinë që thithin ujin nga atmosfera dhe ia japin lëkurës. Struktura e lëkurës përtërihet dhe lëkura krijon një barrierë natyrale. Pasi që serumi është thithur në lëkurë, aplikoni pak krem dhe po ashtu bëni masazh fytyrës. Mos harroni në qafë dhe dekolte dhe mos e teproni me sasinë e kremit.

Preparati më i njohur për mbajtjen e lagështisë është vazelina. Ai vetvetiu nuk e lag fytyrën dhe nuk ofron hidratim, mirëpo e parandalon absorbimin e prodhimeve që i keni aplikuar dhe ruan lagështinë. Natyrisht, vazelinë nuk keni nevojë të aplikoni nëse nuk dëshironi. Mund të gjeni krem që përmban vazelinë ose parafinë. Këtë prodhim e aplikoni pesë minuta pasi keni aplikuar kremin në fytyrë, e sasia nuk duhet të jetë e madhe.

Ndoshta ju duket e habitshme që krejt në fund të aplikoni vaj në fytyrë, mirëpo, ka kuptim. Vaji për fytyrë shkëlqyeshëm pajtohet me yndyrë në fytyrë dhe kalon në mënyrë më efikase përmes shtresës së lipoideve në krahasim me preparatet e tjera për hidratim. Aplikohet sipër serumit, kremit dhe preparatit për ruajtjen e lagështisë, jo vetëm se siguron nivelin më të lartë të hidratimit dhe edhe ruan gjithçka që keni aplikuar paraprakisht në fytyrë. Vajin mos e aplikoni para gjumit, kur pjesa tjetër e prodhimeve është thithur në lëkurë. Aplikoni disa pika dhe me kujdes bëni masazh në fytyrë. Kur të zgjoheni në mëngjes, do të shkëlqeni.

Komento