Hormonet tiroidale, shkak i shumë sëmundjeve

Hormonet tiroidale, shkak i shumë sëmundjeve

Hormonet tiroidale, shkak i shumë sëmundjeveHormonet tiroidale duhen mbajtur nën kontroll gjatë gjithë jetës, sepse mund të ndikojnë negativisht te shumë sisteme në trup nëse nuk funksionojnë siç duhet.

Mungesa e ekuilibrit në peshën tuaj, lodhja e përsëritur dhe problemet me gjumin mund të shkaktohen nga tiroidet. Krahas kësaj, tiroidet ndikojnë edhe në gjendjen tuaj emocionale dhe energjinë e harxhuar gjatë ditës.

Janë të shumta sëmundjet e shkaktuara nga tiroidet. Shumë të sëmurë nuk janë të vetëdijshëm për mosfunksionimin e rregullt të gjëndrës tiroidale.

Shenjat e disa sëmundjeve të lidhura me tiroidet janë:
– lodhje; – rënie e flokëve; – rrahje të shpeshta të zemrës; – shëndoshje; – kapsllëk; – çrregullimet menstruale; – probleme me gjumin; – shqetësime të stomak-ut dhe zorrëve; – dobësim i kujtesës; – moskontrollim i mjaftueshëm me anë të ilaçeve i sëmundjeve si tensioni, diabeti, kolesteroli.

Nuk duhet harruar se nën shumë sëmundje serioze mund të qëndrojnë çrregullimi i funksionit të gjëndrës tiroide, shkruan gazeta Start. Nëse gjëndra e tiroides nuk prodhon hormone të mjaftueshme, atëherë vihet re një ngadalësim i lëvizjeve, depresion, lodhje, lëkurë e thatë, ngërçe muskulore dhe shëndoshje.

Ndërsa shenjat e hipertiroides janë dobësim, nervozizëm, djersitje, rrahje të shpeshta të zemrës, dridhje, ankth, flokë dhe muskuj të dobësuar.

Komento