Pse meshkujt preferojne mjekren e gjatë

 Model mjekre, Ilustrim

Cili është kuptimi i një mjekre të gjatë? Gjithnjë e më shumë po shohim meshkujt që e rritin mjekrën në madhësi dhe forma të ndryshme.

Stili i njohur si Hipster, e dallon një mashkull nga një tjetër, për mënyrën se si ai i kushton vëmendje pamjes së tij. Në fakt duket se përkujdesja ndaj vetes lidhet me partnerët, domethënë t’i bësh ata që të të pëlqejnë ty. Por hulumtimet për mjekrën tregojnë se ajo mbahet pjesërisht për t’i ndihmuar meshkujt të rritin pozitën e tyre në mesin e meshkujve të tjerë.

Interesant është fakti që gratë, në shumicën e kohës, nuk duken aspak të interesuara për mjekrat. Ndërsa disa studime kanë dalë në përfundimin se gratë i pëlqejnë disi qimet e fytyrës te burrat, studime të tjera raportojnë se ato në përgjithësi preferojnë pamjen e pastër.

Për t’u lidhur me dikë, shpeshherë nuk është e mjaftueshme thjesht të qenit tërheqës. Ju gjithashtu duhet të konkurroni me të njëjtin seks. Një djalë i turpshëm për shembull, nuk do të ketë asnjë shans që të konkurrojë me shokët e tij që nuk janë të tillë. Kështu që mjekra e ndihmon për të bërë pikërisht këtë gjë.

Aftësia e një burri për të rritur një mjekër nuk lidhet vetëm me nivelet e tij të testosteronit. Pavarësisht rolit të tyre, një numër studimesh kanë sugjeruar se burrat dhe gratë i perceptojnë njerëzit me mjekra si më të vjetër, më të fortë dhe më agresivë se të tjerët. Dhe njerëzit dominues kanë më shumë mundësi që të “frikësojnë” rivalët e tyre./BBC/

Komento