Hulumtimet tregojnë se 15 minuta vrapimi mund të përmirësoj disponimin

Hulumtimet tregojnë se 15 minuta vrapimi mund të përmirësoj disponimin

Hulumtimet tregojnë se 15 minuta vrapimi mund të përmirësoj disponiminShume prej tyre ia mësyjnë vrapimit për të humbur peshë dhe forcim (tonim) te muskujve dhe është fare e lehtë për të parë pse e bëjnë këtë? Ju do të digjni 100 kalori për çdo 1.5 km që vraponi e kjo zvogëlon masën e belit dhe kofshëve tua.

Ndryshe nga noti dhe çiklizmi, vrapimi është sport që përmirëson edhe densitetin e eshtrave, kështu duke zvogëluar rrezikun ndaj sëmundjes së osteoporozes.

Gjithashtu forcon edhe sistemin imunitar duke krijuar koncentrim të lartë të limfociteve apo ndryshe si i quajmë qelizat e bardha të gjakut të cilat sulmojnë sëmundjet. Kjo është edhe një arsye tjetër pse na duhet vrapimi.

Sipas Gazetës të Institutit Kombëtar (Amerikan) Për Kancer, një deri në tri orë vrapimi në javë sjell deri 30% reduktim të rrezikut të kancerit në gji. Dhe sa më shumë kilometra që vrapon, deri në 60km në javë, aq më të mëdha dobitë shëndetësore. Gratë të cilat vrapojnë kaq shumë (60km në javë) zvogëlojnë rrezikun që të vdesin nga sëmundja kardiovaskulare deri në 45 përqind.

Hulumtimet tregojnë që edhe 10 deri 15 minuta të vrapimit me intensitet mesatar mund që pozitivisht të përmirësoj disponimin. Lirimi i endorfinës që bëhet me anë të vrapimit është bari antidepresant natyral i trupit. Kështu që ata që vuajnë nga depresioni munden që atë ta zbusin, e ndoshta edhe ta largojnë plotësisht, me vrapim.

Komento