Humbini disa kile pa duruar urie

Humbini disa kile pa duruar urie

Sekreti 1:
Vijat horizontale

Gjykuar sipas redaktores së modës, Stefani Rugorski, “vijat horizontale bëjnë që trupi juaj të duket më i gjerë, por këtë fakt mund ta merrni dhe ta ktheni në dobinë tuaj”. Për shembull, nëse doni që ta veni theksin te gjoksi juaj, atëherë zgjidheni një fustan me vija horizontale të cilat kalojnë nëpër vendin e duhur. Me këtë, beli juaj do të duket më i ngushtë.

Sekreti 2:
Bluza e zezë në kombinim me fustanin me ngjyra

Gratë me gjinj të vegjël me gjasë këtë nuk do ta kuptojnë, por gratë me gjinj të mëdhenj ndonjëherë nuk duan që të përdorin sutjena të numrave të mëdhenj. Për fat, ekzistojnë mënyra me anë të të cilave mund të “zvogëloni” gjinjtë dhe pa iu nënshtruar ndonjë operacioni. Rugorski preferon që vëmendjen ta orientoni te pjesa e poshtme e trupit tuaj. “Provoni që ta vishni një bluzë të zezë, të kombinuar me një fund me ngjyra”, thotë ajo.

Sekreti 3:
Theksojini dekoltenë dhe krahët

Kur bëhet fjalë për gjinjtë e mëdhenj, dekolteja me të vërtetë mund të luajë një rol të madh. Gjykuar sipas pohimeve të stilistes, Adela Kan, duhet ta theksoni dekoltenë. Krahët dhe dekolteja të zbuluar ekuilibrojnë gjinjtë e mëdhenj, duke mos zbuluar tepër cullak.

Sekreti 4:
Provojini takat në nuancën ‘nudo’

Doni që të keni këmbë sikur të supermodeleve? Të gjithë ekspertët e modës pajtohen që takat e larta, apo platformat, janë mënyra më e mirë që të theksoni këmbët tuaja. “Sa më lart që të gjendet thembra, trupi juaj do të jetë më elegant, e nëse gjeni taka të cilat kanë nuancë të ngjashme me ngjyrën e lëkurës tuaj, atëherë edhe më mirë!”, thotë Rugorski.

Sekreti 5:
Mendimet monokromatike

Ju duhet edhe një sekret, kur bëhet fjalë për “zgjatjen” e këmbëve? Provoni rrobat në nuanca monokromatike. “Nëse keni veshur bluzë, pantallona dhe këpucë të një ngjyre, atëherë do të dukeni më e gjatë dhe më elegante, gjë që në fakt është një mashtrim optik”, thotë Rugorski.

Sekreti 6:
E zezë, nga koka deri te thembrat

Me gjasë edhe ju keni dëgjuar për sekretin instant për dobësim: bartni gjithmonë rroba të errëta. Edhe nëse kjo është njëra nga rregullat që përmendet më së shumti, ajo në të njëjtën kohë është edhe më e sakta. “Nëse visheni zi nga koka deri te thembrat, atëherë do të dukeni shumë më e dobët. Por, në mënyrë që të mos dukeni sikur jeni duke shkuar në funeralin e ndokujt, atëherë thyejeni monotoninë me ndonjë aksesor të modës, me ngjyrë të theksuar”, thotë Kan.

Komento