Humbja në peshë rrit dëshirën për seks

Humbja në peshë rrit dëshirën për seks

Sipas një hulumtimi më të ri, humbja e peshës nuk inkurajon pjellorinë, por shton libidonë e femrës.

Femrave me peshë të tepërt, të cilat dëshirojnë të bëhen nëna mjekët zakonisht i këshillojnë që të humbin peshë në mënyrë që të shtojnë gjasat e tyre për të mbetur shtatzënë.

Por, sipas hulumtimit më të ri, humbja e peshës nuk inkurajon pjellorinë, por shton libido-në e femrës. Ekipi i ekspertëve nga kolegji Penn State kanë hulumtuar se si humbja e kilogramëve ndikon në funksionet riprodhuese midis femrave që kishin mbipeshë.

“Besohej se mbi pesha ndërlidhej me ngecjen e evoluimit e edhe me pjellorinë, sidomos tek ato femra ku mbipesha ishte më e theksuar përreth barkut”, tha udhëheqësi i këtyre studimeve Richard Legro.

Më së shumti kishte befasuar fakti tek femrat që ishin anketuar dhe që u ishin bërë disa hulumtime se evoluimi ishte në shkallën më të lartë. Pas humbjes në peshë, të njëjtat femra kishin mbushur një formular rreth libidosë së tyre.

Rezultatet kanë treguar se humbja në peshë në masë të madhe kishte ndikuar në dëshirën për seks dhe pasionit seksual. /Telegrafi/

Komento