Humbni peshë me këtë mëngjesë!

Humbni peshë me këtë mëngjesë!

Ky plan lejon sasi të pakufizuara të ushqimit pa numëruar kaloritë dhe kërkon vetëm një kompromis – për mengjes konsumoni vetëm pemë.

Peshën ideale trupore është vështirë ta kontrolloni, por kjo nuk do të thotë se është e pamundur. Ju ofrojmë mënyrën e heqjes së shpejtë të kilogramëve dhe atë pa shumë mundim.

Fshehtësia është te kafjalli. Nuk është në pyetje ndonjë formulë magjike, por mënyra e re e qasjes ndaj ushqimit: programi antidietë.

Si ndikon antidieta?

Efektiviteti i kësaj mënyre bazohet në mospërzierjen e llojeve të caktuara të ushqimit. Karbohidratet konsumohen vetëm në mëngjes dhe mesditë, përderisa proteinat në mbrëmje. Në këtë mënyrë kafshata e përtypur mirë e mirë kalon përmes lukthit në orën tre në vend se të kalojë në mesditë. Energjia e fituar mundet të përdoret në eliminimin e substancave të dëmshme, si dhe për humbjen në peshë.

Fillojeni ditën me pemë

Mund të konsumoni një sasi të pacaktuar të pemëve, sidomos nëse paraprakisht nuk keni konsumuar asgjë të vetme. Kushti i vetëm është që pemët të cilat do t’i konsumoni duhet të jenë të freskëta. Nëse ndiheni tepër të uritur, atëherë mund të konsumoni një apo dy banane dhe asgjë më tepër – as bukë të thekurës, as kafe. Nëse dëshironi të humbnin në peshë harrojini hurmat dhe pemët e terura. Në mesditë mund të konsumoni perime turshi apo sallata, pak bukë dhe djathë të freskët. Në mbrëmje përcaktohuni midis mishit, mishit të pulës apo mishit të peshkut, natyrisht duke shtuar perimet apo sallatat. Alkooli është rreptësisht i ndaluar. Ujë mund të pini sa të dëshironi.

Përparësitë

Ky program i ushqimit sjell vitamina, minerale dhe fibra, që lehtësojnë tretjen. Sasia e shtuar e pemëve dhe perimeve si dhe mungesa e yndyrave ndikon në humbjen e peshës trupore.

Mangësitë

Sasia e tepërt e pemëve dhe perimeve mundet të ndikojë në fryrje dhe ngërçe. Mungesa e karbohidrateve ndikon në shfaqjen e plogështisë, prandaj pemët të cilat i përzgjidhni për kafjall nuk duhet të jenë të varfra për sa u përket karbohidrateve. Mos harroni se banania përmban më së shumti karbohidrate. Antidieta nuk ju rekomandohet personave që janë nën stres të fortë sepse ata më së shumti kanë nevojë për proteina.

Komento