Humbni peshë me ndihmën e uthullës së mollës

Humbni peshë me ndihmën e uthullës së mollës

Përparësi e veçantë e uthullës së mollës është fakti që ajo bazohet në bazat natyrale, të cilat nuk mund ta dëmtojnë organizmin e njeriut dhe kështu është një shtesë ideale e dietës, sepse nuk dëmton shëndetin.

Konsumimi

Çdo mëngjes duhet që të përzini 2-3 lugë uthull në një gotë me ujë dhe ta konsumoni në lukth të zbrazët. Nëse ju pengon shija, në fakt nëse nuk mund ta toleroni shijen e fortë të uthullës, në gotë shtoni 1-2 lugë të vogla me mjaltë.

Efekti

Kur bëhet fjalë për dëshirën për humbje të peshës trupore ekzistojnë shumë faktorë, të cilët janë të rëndësishëm për efekt pozitiv, siç është për shembull kondicioni i trupit, i cili për një pjesë të madhe varet nga fakti se sa kilogramë të tepërt keni. Uthulla do të ndihmojë në shpërbërjen e dhjamit, pa pasur parasysh gjendjen në të cilën tani gjendet trupi juaj.

REZULTATET

Shumë njerëz në muajin e parë të konsumimit të uthullës së mollës ia kanë dalë që të humbin deri në pesë kilogramë, ndërsa më vonë kanë humbur më ngadalë peshë dhe kanë humbur deri në 15 kg për një vit. Procesi, natyrisht nuk përfundon brenda natës, kërkon durim dhe, natyrisht, aktivitet fizik pa të cilin tëhollimi zgjatë shumë më shumë dhe krijon rreziqe të veçanta.

One Comment

  1. jam 17 vjeqar dhe a mun te perdor edhe un per ta humbur pesh uthullin ?? qysh mu te ma jepni 1 ide ? t;luuuuutnnaa.

Komento