I mrekullueshmi mali Roraima

I mrekullueshmi mali Roraima

Duket si një pamje që i takon një tjetër epoke, asaj gjatë së cilës dinozaurët popullonin Tokën.

Por këto imazhe mbresëlënëse i takojnë në fakt ditëve të sotme, edhe pse na tregojnë atë që besohet të jetë një nga formacionet gjeologjike më të vjetra në botë.

Ky është mali Roraima (në formën e një pllake të lartë), në Venezuelë. Ai është i lartë 2810 metra mbi nivelin e detit aq sa mund të shohësh retë nën këmbët e tua.

Pavarësisht lartësisë marramendëse, ky mal nuk është më i larti në Amerikën e Jugut. Vendi i parë i takon Aconcaguas, 2962 metra, që ndodhet në Argjentinë.

Komento