Ibuprofeni rritë rrezikun e sulmit në zemër për 83 për qind

3

3Studimi i ri ka zbuluar se ilaçet e tilla si Ibuprofeni e rritin rrezikun e sulmeve në zemër. Ibuprofeni i përket një grupi të ilaçeve të njohura si ilaçe antipezmatuese jo-sterodiale (NSAID)

Rreth 15 milionë ilaçe të tilla janë përshkruar në Angli vetëm vitin e kaluar.

Sidoqoftë, studimi dhjetëvjeçar tregon se personat që përdorin ilaçe të tilla kanë një rrezik prej 83 për qind që të pësojnë sulm në zemër. Studimi, i cili është publikuar në British medical Journal, ka përfshirë rreth 10 milionë përdorues të barërave të tilla në SHBA, Holandë, Itali dhe gjermani.

Hulumtuesit kanë zbuluar se personat që kishin përdorur NSAID-a në 14 ditët e fundit kishin pasur rrezik 19 për qind më shumë për sulm në zemër sesa personat të cilët nuk kishin përdorur asnjëherë.

Ilaçet e tilla zakonisht përdoren nga personat e prekur me artrit. Veç ibuprofenit, në listën e barërave të rrezikshme futen edhe diclofenac, indomethacin, ketorolac, naproxen, nimesulide dhe piroxicam.

Personat nën 65 vjeç që e përdorin ibuprofenin herë pas here për trajtimin e dhimbjeve të ndryshme, nuk kanë nevojë të brengosen. Por, nëse përdorni ibuprofen rregullisht, atëherë më mirë është të flisni me doktorin, i cili mund t’ju ndihmojë me shkaktarët e dhimbjes.

Ibuprofeni është ilaçi më i mirë për dhimbjet që ndërlidhen me inflamacionin, prandaj për dhimbjet e kokës më mirë provoni paracetomol.

Por, personat që kanë nevojë për trajtim afatgjatë me NSAID duhet të kenë më shumë kujdes, thotë Helen Williams, këshilluese farmaceutike për sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/

Komento