Ide për seks gjatë menstruacioneve

Ide për seks gjatë menstruacioneve

Nëse nuk dëshironi pauzë pesëditore, ofroni partneres suaj mënyra tjera të kënaqësisë seksuale. Ndoshta do të pranonte seksin klasik oral edhe pse mban tampon. Klitorisi është ngjashëm i ndjeshëm gjatë kohës së mujoreve sikurse edhe gjatë ditëve tjera.

Nga ana tjetër, juve mund t’u ofrohet seks oral, ndërsa marrëdhënien mund ta plotësoni me vibrator, duke stimuluar klitorisin (jo me penetrim në vaginë). Masturbimi i përbashkët është zgjidhje e përsosur për këto ditë të muajit, sidomos nëse përfshihet edhe përkëdhelja dhe puthja.

Një zgjidhje tjetër është seksi anal. Por, ato që nuk pranojnë seks anal, me gjasë nuk kanë kurrfarë problemi me seksin vaginal gjatë menstruacioneve.

Megjithatë, nëse e dashura juaj dëshiron që të pushojë në ato 4-5 ditët e muajit, kjo mund t’i shërbejë jetës suaj seksuale. Kjo nuk do të thotë se duhet të kërkoni seks diku tjetër. Në fakt, disa femra thjeshtë duan të pushojnë gjatë menstruacioneve, sepse kjo i liron nga presioni dhe ua shton dëshirën për seks, pas mujoreve. Atëherë seksi mund të jetë mjaft intensiv dhe i flaktë. Dihet se çdo abstinencë, në fakt shton dëshirën, kjo vlen edhe për seksin.

Mundësitë janë të ndryshme, por e rëndësishmja është që të kihet në mendje se shijet janë individuale, ashtu që disa femra do të kënaqen në një tjetër mënyrë, në raport me femrat tjera. Prandaj është me rëndësi që me partneren tuaj të flisni dhe së bashku të vendosni për kënaqësitë. Komunikimi dhe seksi janë dy elemente të përafërta.

Komento