Ilaç kundër plakjes, mund të jetosh deri në 120 vjeç

Ilaç kundër plakjes, mund të jetosh deri në 120 vjeç

Ilaç kundër plakjes, mund të jetosh deri në 120 vjeçIlaçi i parë kundër plakjes do të testohet tek njeriu vitin e ardhshëm, duke shpresuar se do të shmagë sëmundjet e Alzhaimerit apo Parkinsonit.

Shkencëtarët mendojnë se tashmë është e mundur që njerëzit të rriten në mënyrë më të ngadalshme dhe të jetojnë në shëndet të plotë deri në moshën 120 vjeç.

Edhe pse mund të duket si një trillim shkencor, studiuesit kanë provuar se ilaçi i diabetit, metformina, zgjat jetën e kafshëve, dhe tashmë Administrata Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve ka dhënë dritën jeshile për të parë nëse do të ketë njëjtin efekt tek njerëzit.

Nëse rezulton i suksesshëm do të thotë që një person tek të 70-tat do të jetë biologjikisht i shëndetshëm si një 50-vjeçar.

Kjo mund të shoqërohet me një epokë të re të ‘geroscience’, ku doktorët nuk do të merren më me luftën kundër kancerit, apo diabetit e dementias, por do të trajtojnë mekanizmin e plakjes. Megjithatë gjithçka i mbetet kohës.

Komento