Ilaç për astmë, bronkit dhe kollë

Ilaç për astmë, bronkit dhe kollë

Ilaç për astmë, bronkit dhe kollëAlergjia, infeksionet dhe pirja e duhanit janë faktorët kryesor që shkaktojnë sëmundjet e mushkërive apo çrregullime të ndryshme.

Nëse keni probleme të mushkërive, veçanërisht ato bronkiale ose astma kardiake, rekomandojmë ilaç popullor tradicional si më poshtë.

Përbërësit:

1/2 kg qepë të kuqe

1/2 kg sheqer ngjyrë kafe

2 limonë të mesëm

6 gota me ujë

7 lugë mjaltë të papërpunuar

Përgatitja:

Vendoseni sheqerin e kaftë në një tenxhere të madhe dhe lëreni atë në një temperaturë të mesme. Trazojeni deri sa të marrë ngjyrë të bukur të artë. Më pas shtoni qepët e copëtuar më parë. Trazojeni për disa minuta dhe shtoni ujë. Lëreni të vlojë përzierjen derisa të mbetet vetëm një e treta e ujit në tenxhere. Pas kësaj, përzierjen largojeni nga zjarri.

Ndërkohë, shtrydhni lëng limoni, shtoni mjaltë dhe së bashku hidhini në përzierjen që përgatitët më parë. Lëreni përzierjen të qëndrojë për një natë në tenxhere. Më pas në mëngjes hidheni në një shishe, raporton “HealthyFood House”.

Si ta konsumoni këtë ilaç: Konsumoni një lugë të përzierjes para dhe pas një vakti. Përsëriteni këtë procedurë derisa gjendja e mushkërive tuaj është më e mirë. Fëmijët duhet të konsumojnë një lugë çaji me këtë ilaç para çdo shujte.

Komento