Ilaçe opullore (shtëpiake) për thumbim blete

thumbimi_bletes-610x250

Edhe pse nuk është edhe aq i dëmshme, thumbimi i bletës mund të jetë mjaft i dhembshëm dhe të shkaktoj ënjtje dhe skuqje të padëshirueshme. Shumë bletë nuk janë edhe aq agresive dhe të thumbojnë vetëm në mbrojtje të koshiqes së tyre, por shumë tjera janë vërtetë agresive, e këtu përfshihen edhe bletët e mjaltit, grerëzat dhe gjaket-verdhat. Për dallim nga pickimi insekteve, bletët lirojnë sasi të vogla të helmit toksik, i cili mund ta bëj secilin person të reagoj ndryshe nga tjetri. Përveç nëse je tejet alergjik, në të cilin rast ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor, përndryshe ka shumë barna popullore shtëpiake me anë të të cilave mund ta trajtosh thumbimin e bletës.

Barna Popullore Për Thumbim Blete

Masat e para që duhet marr pas thumbimit nga bleta është që të largosh thumbin. Çdo sekondë që thumbi mbetet në lëkurë, një sasi e vogël e helmit rrjedh dhe futet në trupin tuaj. Disa thonë se thumbin është më mirë ta largosh duke e krehur me ndonjë mjet të si teh thike se sa ta pickosh për ta nxjerr për shkak se duke u munduar ta kapësh e ndrydhni dhe kështu shkaktoni që më shumë helm të lirohet nga thumbi dhe futet në trup. Sidoqoftë, qëllimi juaj parësor mbetet ta largosh thumbin pa marr parasysh mënyrës dhe mjeteve. Sa më shumë sekonda që mbetet thumbi aty aq më shumë helm lirohet, kështu që largoje ashtu si të vijë më lehtë.

Thumbimi bletës mund të jetë i dhembshëm për orë të tëra gjersa e ënjtura dhe kruaja mund të zgjasin deri në një javë. Fatmirësisht ka një mori barna popullore për trajtim thumbim blete që ju ndihmojnë të zvogëloni efektet negative brenda minutave. Provo disa prej këtyre barnave popullore kur thumboheni nga bleta, s’ke nevojë të eksperimentosh vetëm për të parë efektin e këtyre barnave popullore.

Uthulla e Mollës – sigurisht nuk është edhe aq befasi për ata që veç janë në dijeni për fuqitë e uthullës së mollës, ky lëng është gjithashtu në gjendje të zvogëloj dhembjet dhe pa-rehatin nga thumbimi bletës. Pas thumbimit, thjesht lag një top pambuku (ato që përdorni për pastrim fytyre) me uthull molle dhe vendoje aty ku jeni thumbuar. Ky bar popullor funksionon ga