Ilaçet, harresa dhe doza e dyfishtë

Ilaçet, harresa dhe doza e dyfishtë

Ndalja e marrjes së antibiotikëve sapo të shfaqen shenjat e përmirësimit mund të shkaktojë kthimin e infeksioneve dhe të shkaktojë rritjen e sasisë së baktereve që bëhen rezistente në antibiotikë të caktuar, theksojnë mjekët.

Për këtë arsye këshillojnë që kurën me ilaçe duhet ta pini deri në fund. Nëse harroni të konsumoni të tërën, dhe për këtë gjë kujtoheni dy ditë pas ndaljes, vazhdoni që t’i konsumoni.

Dhe nëse keni harruar të pini pilulën kontraceptive, bëjeni këtë gjë gjatë dymbëdhjetë orëve të ardhshme.

Nëse kalojnë më shumë se 36 orë nga konsumimi në mes dy pilulave, efekti i kontracepsionit mund të zvogëlohet dhe deri në menstruacionet e ardhshme duhet të përdoret mbrojtje shtesë nga shtatzënia. “Aksidentet” e mundshme si harrimi i ilaçit apo marrja e rastësishme e dozës së dyfishtë nuk janë të rralla, theksojnë ekspertët. Shpesh ndodh, për shembull, konsumimi i dyfishtë i paracetamolit (ilaçi kundër dhimbjeve). Pasi e përmbajnë edhe ilaçet kundër kollit, gripit, madje edhe tabletat për gjumë, njerëzit rastësisht shpesh marrin dozë të dyfishtë.

“Nëse e bëni këtë gjë vetëm një herë, nuk ka nevojë për panik, por më shumë gabime të tilla mund të shkaktojnë mbidozë dhe dëmtimin e mëlçisë”, paralajmëron internistja amerikane, dr. Sandra Fryhofer.

Nëse bini në gjumë dhe keni harruar ta hiqni tamponin nuk do të thotë që do të shkaktojë sindromën e rrezikshme të shokut toksik, theksojnë mjekët. Por, mund të shkaktojë infeksione bakteriale ose kërpudhore nëse tashmë jeni të prirë për atë gjë.

Kujdes! Me shkopinj për pastrimin e veshëve shumë lehtë dëmtohet kanali i veshit. Nëse pas pastrimit të veshëve me shkopinj për veshë ndjeni dhimbje, me siguri rastësisht e keni gërvishtur kanalin e veshit, thotë otorinolaringologu amerikan, dr. Ilaaf Darrat. Gërvishtja, mund të shkaktojë infeksion, dhe atëherë më së miri është të vizitoni mjekun.

Komento