Ilaçet natyrale kundër polipeve nazale

Ilaçet natyrale kundër polipeve nazale

Ilaçet natyrale kundër polipeve nazaleNëse vuani nga astma,sinuset,ftohja e zakonshme apo alergjitë,atëherë mund të jeni në rrezik nga polipet nazale.

Mos bëni panik! Përderisa është e vërtetë se polipet mund të përfundojnë si kancer,ato që rriten në linjën nazale dhe sinuse nuk ua rrezikojnë jetën.

Pos se ndikojnë të keni hundë që rrjedh,probleme në të folur dhe frymëmarrje,mund të shkaktojnë edhe në zbehjen e sensit të shijes dhe aromave.Në vijim ju paraqesim ilaçet natyrale për të shëruar një gjendje si kjo, transmeton gazeta Kosova Sot.

AVULLI

Mbushni një enë të vogël me ujë të vluar. Fytyrën tuaj e ofroni afër dhe hidhni një peshqir të madh sipër kokës tuaj. Filloni ta thithni avullin, e pos se hiqni qafe polipet nazale, do të hiqni qafe edhe simptomat që vijnë me to.

UTHULLA E MOLLËS

Një numër i madh i njerëzve me polipe nazale betohen në efektivitetin e konsumimit të uthullës së mollës. Përzieni tre lugë të uthullës së mollës dhe tre lugë me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë, më pas e konsumoni ngadalë.

AGRUMET

Përfshini më shumë agrume në ushqimin që e konsumoni përditë. Kjo për faktin se agrumet janë të pasura me vitamina C që ndihmojnë sistemin tuaj imun të qëndrojë i fortë. Me një sistem të fortë imun, polipet nazale ka pak gjasa t’ju sulmojnë.

Image
HUDHRA

Hudhra është ide e shkëlqyeshme për ta përfshirë në ushqimin tuaj. Kjo për faktin se kjo bimë është e pasur me përbërës të fortë kundër mikrobeve, duke i dhënë fund infeksionit që shkakton rritjen e polipeve nazale.

Image
QEPA

Ngjashëm sikurse hudhra, edhe qepa mund të ndihmojë në shkatërrimin e mikrobeve që janë përgjegjëse për infeksionin që shkakton paraqitjen e polipeve nazale. Për më shumë, edhe qepa e furnizon trupin, mu sikurse hudhra, me vitamina C që e forcojnë sistemin imun.

SHAFRANI

Falë faktit se është i pasur me aftësi të mahnitshme kundër inflamacioneve, shafrani ofron dobi për ata që janë të infektuar me polipe nazale. Njëherë në mëngjes dhe njëherë para se të flini, një gotë qumësht i ngrohtë me një lugë shafran shëron një gjendje si kjo.