Ilaçet shtëpiake që shërojnë inflamacionet në zorrë dhe në lukth

1

1Gastroenteriti,apo inflamacioni i zorrëve dhe lukthit,është një gjendje që shfaqet kur stomaku dhe zorrët e vogla pësojnë inflamacion,si pasojë e infeksioneve virale dhe bakteriale.

Simptomat tipike shfaqen brenda 12 deri 48 orë pas prekjes nga infeksionet dhe zgjat për 2 deri 10 ditë,varësisht nga lloji i infeksionit.Simptomat e zakonshme janë stomaku i shqetësuar,fryrje,diarre dhe të vjella.Para se të përcaktoheni për ilaçet sintetike,në vijim ju paraqesim ilaçet shtëpiake për ta shëruar një gjendje si kjo,transmeton gazeta Kosova Sot.

KRIPË

Kripa përmban sodium, i cili është elektrolit që mund ta shtoni në ujë për të parandaluar dehidrimit që shkaktohet nga vjellja dhe diarreja. • Shtoni 1 lugë kripë në 1 litër ujë; • Shtoni 2 lugë sheqer dhe përzieni mirë; • E pini këtë përzierje në intervale të shkurta kohore.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është një ilaç tjetër efektiv për trajtimin e gastroenteritit, falë përbërësve kundër baktereve, viruseve dhe kundër inflamacioneve. Parandalon infeksionin e stomakut dhe redukton simptomat si fryrje, të vjella. • Shtoni 1 lugë xhenxhefil të freskët në një gotë ujë dhe vloni; • E mbuloni dhe e lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta; • E përzieni dhe shtoni mjaltë; • Çajin e pini 2 deri 3 herë në ditë derisa të ndiheni më mirë.

UTHULLA E MOLLËS

Uthulla e mollës po ashtu ju ndihmon të hiqni dorë nga shumë simptoma të gastroenteriti. Promovon nivelin e pH-së në stomak dhe largon helmet e dëmshme nga trupi. Plus, pasi që është e pasur me pektinë, redukton dhimbjet e stomakut, fryrjet, të vjellat dhe gazrat. • Shtoni 1 lugë uthull molle organike në një gotë ujë të ngrohtë; • E pini 30 minuta para se të hani ushqim; • Ndiqeni këtë procedurë në baza të rregullta ditore derisa të ndiheni më mirë.

SODA E BUKËS

Duke qenë një antacid natyral, soda e bukës mund të neutralizojë acidet në stomakun tuaj, që në shkëmbim e redukton urthin dhe simptoma të tjera të gastroenteritit. Soda e bukës njihet edhe për faktin se redukton të vjellat dhe diarrenë. • Përzieni 1/2 e lugës sodë të bukës; • 1/2 e lugës kripë; • 4 lugë sheqer në 300 ml ujë; • E pini 2 deri 3 herë në ditë.

MENTA

Menta është e pasur me përbërës që luftojnë mikrobet, që ndihmojnë t’ju lirojnë nga gazrat, fryrjet, shqetësimet e stomakut dhe dhimbjet e barkut. • Shtoni 1 lugë gjethe të thara të mentës në 1 gotë ujë të vluar; • E mbuloni dhe e lini të vlojë për 10 minuta; • E përzieni, më pas shtoni mjaltë për shije; • E pini këtë çaj 3 herë në ditë midis shujtave për disa ditë rresht.

KAMOMILI

Kamomili është një ilaç efektiv për gastroenterit, falë përbërësve të vet kundër inflamacioneve që luajnë rol ky në zbutjen e funksionimit të sistemit tretës. Liron nga simptomat se diarreja, fryrjeve dhe gazrave. • Shtoni 2 lugë gjethe të thata ose 1 lugë gjethe të freskëta kamomili në 1 gotë me ujë të ngrohtë; • E mbuloni dhe e vloni për 10 deri 15 minuta; • E përzieni, më pas shtoni pak mjaltë dhe lëng limoni; • E pini këtë çaj disa herë brenda ditës, për 2-3 ditë.

Komento