Ilaçi çudibërës për kancerin e zorrëve

Ilaçi çudibërës për kancerin e zorrëve

Ilaçi dy-në-një, i cili kërkon dhe shkatërron tumoret, ndërsa është i mirë me pjesën tjetër të trupit, është zhvilluar nga hulumtuesit.

Në teste janë dashur vetëm disa minuta për t’u akomoduar në tumoret e zorrëve para se t’i kenë zvogëluar apo tkurrur në mënyrë dramatike. Në disa raste, tek minjtë është shëruar kanceri i të cilëve është menduar të jetë terminal.

Ilaçet po ashtu veprojnë “tinëz”, duke shkuar vjedhurazi në sipërfaqet kancerogjene pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme që i rrethojnë.

Në trajtimet standarde të kancerit, siç është kimioterapia, ilaçet sulmojnë çdokund në trup, që do të thotë që dëmtohen si qelizat e shëndetshme ashtu edhe ato kancerogjene.

Ky sulm pa diskriminues në qelizat e trupit çon deri te efektet anësore duke përfshirë edhe humbjen e flokëve dhe të përzierat.

Por duke përdorur teknikën e re, qelizat normale nuk do të duhej të prekeshin, do të thotë që pacientët kursehen nga këto efekte të zakonshme anësore.

Të entuziazmuar, hulumtuesit amerikanë besojnë që teknika e njëjtë mund të përdoret për të luftuar edhe kancerët e tjerë, siç janë kanceri i gjirit, prostatës, mushkërive dhe i lëkurës. Kanceri i zorrëve në Britani është kanceri vrasës i dytë më i madhi, pas kanceri të mushkërive dhe merr më shumë se 16.000 jetë në vit.

Hulumtuesit kalifornianë kanë filluar duke kërkuar një kompozim që i ka në shënjestër tumoret në vend të indit të shëndetshëm.

Ata janë ndalur në një të quajtur IF7, një proteinë e vogël që kërkon enët e gjakut që ju duhen tumoreve që të rriten dhe shpërndahen nëpër trup.

Ata e kanë bashkangjitur IF7 në një element ekzaminues fluoreshent dhe e kanë injektuar në minjtë me tumor të zorrëve. Brenda disa minutave, tumoret ishin ndezur.

Pastaj ata e kishin  lidhur IF7 me një ilaç të fuqishëm kundër kancerit, ua kanë dhënë komponimin dy-në-një minjve të sëmurë dhe kanë shikuar tumoret duke u tkurrur.

Rezultatet kanë qenë dramatike, me shumë tumore të trajtuara duke u zhdukur tërësisht brenda periudhës dyjavore, madje edhe në doza të vogla.

Në një artikull për periodikun “Proceedings of the National Academy of Sciences” hulumtuesit kanë thënë që IF7 vë në shënjestër tumoret me një shpejtësi “të paparë”.

Komento