Ilaçi kundër rrudhave dhe puçrrave

Ilaçi kundër rrudhave dhe puçrrave

Ilaçi kundër rrudhave dhe puçrraveHelmet si pasojë e ambientit, dehidrimi dhe ekspozimi i vazhdueshëm ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultravjollcë mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës, duke krijuar po ashtu njolla, shenja dhe puçrra,transmeton gazeta Kosova Sot.

Këto janë normale me kalimin e kohës, por disa njerëz i përjetojnë shumë herët si pasojë e mos kujdesit ndaj lëkurës. Megjithëse shumë njerëz i injorojnë, lëkura është delikate dhe ka nevojë për trajtim të veçantë në mënyrë që ta përshpejtoni procesin e ringjalljes së qelizave. Për fat të mirë nuk keni pse të shpenzoi shuma të majme të hollash në kremra të ndryshme. Falë përbërësve natyralë, mund të prodhoni produkte për lëkurë të re.

Trajtimi me ilaçin shtëpiak kundër njollave dhe puçrrave

Megjithëse disa shenja janë të përhershme në fytyrë, përdorimi i vazhdueshëm i këtij ilaçit mundet t’i zbutë. Kjo recetë kombinon vajin e kokosit dhe sodës së bukës, që janë dy përbërës mirë të njohur për përdorimin në mjekësinë popullore, po ashtu në kozmetikë dhe në mjekësi. Vaji i kokosit përbëhet nga aminoacidet dhe antioksiduesit, që jo vetëm se përmirësojnë shëndetin, por janë të hatashëm edhe për lëkurë. Në fakt, disa njerëz betohen në efektin e tyre dhe janë alternativa më e mirë për kremrat e shtrenjta për kujdesin ndaj lëkurës. Posedon substanca kundër kërpudhave dhe baktereve, që ndihmon në parandalimin e infeksioneve të lëkurës dhe akneve. Është burim për vitamina E, një antioksidues që parandalon rrudhat. Kombinimi i vajit të kokosit me sodën e bukës ndihmon së përgatitjen e një ilaçit 100 për qind kundër rrudhave me shumë veti të tjera të dobishme për lëkurën.

Si ta përgatitni këtë trajtim kundër njollave?

Përbërësit:

100 gramë vaj kokosi;

40 gramë sodë të bukës;

1 kavanoz.

Udhëzimet:

E derdhni vajin e kokosit në kavanozin prej qelqit, e më pas shtoni dhe sodën e bukës;
I përzieni me një lugë prej drurit, duke u siguruar që gjithçka është përzier;
Nëse dëshironi, mund të shtoni disa pika vitamina E në formë të vajit;
E mbyllni kavanozin dhe e ruani një vend të thatë e të ftohtë;
Në kushte të mira, përzierja mund të zgjasë deri tre muaj.

Mënyra e aplikimit:

Pastrojeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe me sapun neutral;
Sigurohuni që nuk keni aspak grim në fytyrën tuaj;
Përdorni sasinë e nevojshme, bëni masazh fytyrës duke përdorur lëvizje qarkore, më pas e lini të qëndrojë për 15 deri 20 minuta;
Nëse dëshironi, mund ta aplikoni në qafë dhe në dekolte, që janë dy hapësira që shpesh harrohen;
Pas kohës së rekomanduar, e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe e thani fytyrën me leckë të butë;
Aplikojeni tre deri katër herë në javë, preferohet natën.

Komento