Ilaçi natyral që parandalon shfaqjen e kollës së mërzitshme

kolli

kolliNë këtë sezon, ku kolla dhe ftohjet, së basku me viruset janë të pranishme në të gjitha anët, para se të përcaktoheni për antibiotikë dhe “kemikate” të ndryshme të përshkruara nga mjekët, ju sugjerojmë të provoni ilaçet natyrale.

Kollitja është një mekanizëm që trupi juaj përdor për të eliminuar substancat e huaja, si dhe mukusin e tepërt që krijohet në mushkëri apo në rrugët e frymëmarrjes. Përpos kësaj, kollitja mund të bëhet e dhimbshme dhe bezdisëse, sidomos kur ajo irriton fytin dhe nuk ju lë të flini të qetë.

Për fat të mirë, ka një shumëllojshmëri përbërësish që ju ndihmojnë të mbanin nën kontroll kollitjen dhe viruset apo bakteret që e shkaktojnë atë.

Recetat natyrale për trajtimin e kollës janë të shumta, por ne do të ndalemi tek njëra prej tyre e cila përmban vetëm dy përbërës. Të dy këto përbërës janë shumë të përdorur në mjekësi për shkak të vlerave ushqyese që i japin trupit tuaj.

Karotat dhe mjalti kanë aftësinë të forcojnë imunitetin tuaj dhe të krijojnë një barrierë mbrojtëse kundër gripit apo ftohjes.

Komento