Ilaçi për të kuruar goditjen në tru

Ilaçi për të kuruar goditjen në tru

Ilaçi për të kuruar goditjen në tru Ilaçi për  goditjen në tru mund të gjendet brenda vetë trupit tonë. Këtë hipotezë e hedh neuro-shkencëtari australian, Simon Koblar, sipas të cilit në tru mund të injektohen qelizat staminale të marra nga dhëmbët.

Studimi ka zgjatur rreth 8 vjet dhe më në fund është vërtetuar se qelizat e pjesës së dhëmbëve janë treguar më të afta për riparimet e dëmeve të shkaktuara.

Në fakt, qelizat staminale të dhëmbëve mund të përfitohen edhe më lehtë, duke mos shkaktuar asnjë lloj demi.

“Kemi marrë të dhëna nga eksperimentet me minjtë e goditur nga sulmi në tru”, tha shkencëtari në një konferencë shtypi të zhvilluar në Adelajde.

Në vijim, ai theksoi se probabilitetin për të pasur qeliza më të shëndosha e kanë ata që mbajnë një higjienë të pastër dentare. Gjithsesi, ky zbulim i rëndësishëm mund të aplikohet tek njerëzit pas shumë vjetësh, pasi efekti tek kafshët është i ndryshëm në shumë mënyra.

Komento