Ilaçi që do ta zvogëlojë nevojën për kimioterapi

Ilaçi që do ta zvogëlojë nevojën për kimioterapi

Ekipi i shkencëtarëve amerikanë të kompanisë bioteknologjike “Genentech” ka zbuluar se pas disa viteve do të mund ta kompletonin ilaçin e ri për disa lloje të caktuara të tumorit. Kjo ishte bërë me dije nga revista shkencore “Science”.

Kompania “Genentech” dhe disa kompani të tjera për një kohë të gjatë janë duke i hulumtuar substancat e ashtuquajtura “SMAC”. Këto substanca e kanë fuqinë për t’i vrarë qelizat e tumoreve, si dhe ta parandalojnë rritjen apo zhvillimin e tyre.

Në mënyrë paralele i kemi hulumtuar karakteristikat dhe mekanizmin e saktë të ndikimit të këtyre substancave. Kemi zbuluar se substanca ‘SMAC’ mundëson degradimin e proteinave, të ashtuquajtura cIAP. Më pas, këtë e kemi vërtetuar edhe në bazë të disa eksperimenteve në minj, e tashmë një gjë të tillë jemi duke e aplikuar edhe te pacientët tanë”, theksojnë mjekët nga kjo kompani.

Pas testeve në minj, tashmë jemi duke përparuar me hulumtimet në klinikë, ndërkaq kemi edhe rezultate solide në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës, mushkërive dhe të zorrëve.

Që nga viti i ardhshëm, studimet në klinikë do të kryhen në bazë të kimioterapisë standarde, përderisa shkencëtarët shpresojnë se për disa vite do të mund ta përsosin ilaçin, i cili në masë të madhe do ta pakësonte përdorimin e kimioterapisë.

Komento