Infarkt! Ka edhe… më keq!

Infarkt! Ka edhe... më keq!

Dyfishimi dhe trefishimi i rrezikut të një hemorragjie cerebrale vihet re tre vitet e para pas infarktit, sidomos tek shumë të moshuar dhe tek diabetikët, e në të shumtat e rasteve kanë rezultate vdekjeprurëse.

Lajme të papëlqyeshme vijnë nga Mayo Clinic në Rochester të Minesotes: 2.160 të sëmurë që kishin pësuar infarkt u vendosën nën vëzhgim mjekësor dhe 30 ditë më vonë shfaqën 44% më shumë rrezik për shfaqje të hemorragjisë cerebrale në lidhje me personat që nuk kishin sëmundje të mëparshme koronare.

Populli e njeh si sëmundjen e ”plasjes së gjakut në tru” dhe, në shumicën e rasteve, rezulton fatale për njerëzit. Në fakt, kështu e konsiderojnë edhe mjekët specialistë.

Faktorët që ndikojnë në hemorragjinë në tru janë të shumtë, por më kryesori është përdorimi i tepërt i alkoolit. Përdorimi i tepërt dhe i vazhdueshëm i tij, bën që pacientit t’i shkaktohet një hemorragji në tru, pasi ai ul forcën koaguluese të gjakut. /Telegrafi/

Komento