Infarkti dhe sulmi në tru shakatohet nga lëngjet e gazuara dietike

Infarkti dhe sulmi në tru shakatohet nga lëngjet e gazuara dietike

Konsumimi i përditshëm i pijeve të gazuara dietike rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut dhe sulmit në tru dhe zemër, ndërsa të dëmshme janë edhe për mëlçinë, ka zbuluar studimi i ri.

Vetëm një kanoçe me pije të gazuar dietike në ditë rrit rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru, zbulon studimi i Unievrsitetit Columbia. Ata që rregullisht pinë pije të gazuara kanë 43 për qind rrezik më të madh nga sulmi në zemër dhe tru dhe sëmundjet e enëve të gjakut.

Pijet e gazuara me ëmbëltues artificialë mund të shkaktojnë edhe sëmundjet e mëlçisë në formë të ngjashme me ato që i shkakton alkoolizmi dhe diabeti, përcjell Daily Mail.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë lidhje të qartë në mes pijeve të gazuara dietike dhe sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut, megjithatë vetë mekanizmi i veprimit nuk është i njohur akoma”, thekson udhëheqësja e hulumtimit, dr. Hannah Gardener.

Pijet e gazuara dietike janë konsideruar dhe shpallur si opsion më i shëndetshëm në krahasim me pijet e gazuara, sepse kanë më pak kalori. Por sipas hulumtimeve të mëparshme, ato madje edhe rrisin apetitin.

Komento