Infeksionet e sinuseve rezistente ndaj antibiotikëve

Infeksionet e sinuseve rezistente ndaj antibiotikëve

Antibiotikët nuk ndihmojnë në luftën kundër shumicës së infeksioneve të sinuseve.

Madje, shkencëtarët janë të bindur se antibiotikët nuk i zbusin simptomat e sëmundjes e as nuk munden ta bëjnë një rikthim të shpejtë të njerëzve në punë, pasi pilulat nuk kanë kurrfarë efekti.

Dihet fare mirë se përdorimi i tepruar i antibiotikëve nxit evoluimin e baktereve rezistente ndaj ilaçeve, përderisa shkencëtarët shprehin brengën e tyre të një dukurie si kjo e cila gjithnjë e më shpesh po shfaqet.

Kjo, sidomos është problematike kur të jenë në pyetje infeksionet e sinuseve, pasi që mjekët nuk e dinë nëse kjo sëmundje shkaktohet prej baktereve apo viruseve, ndaj të cilave antibiotikët janë të padobishëm. “Nuk ka shumë dobi prej antibiotikëve.

Në vend se ato t’ju përshkruhen pacientëve me shpresë se do të parandalojnë infeksionet, ne i sugjerojmë të mos e bëjnë një gjë të tillë”, ka deklaruar udhëheqësja e hulumtimeve Xhejn M. Garbut.

Ajo ka theksuar se mjekët duhet përcjellë me kujdes pacientët para se t’ju përshkruhen antibiotikët. Personat me infeksionet të sinuseve ngjasojnë me ftohjen e rëndë.

Komento