Inflamacionet e gjuhësës

Inflamacionet e gjuhësës

Inflamacionet e gjuhësësInflamacionet e gjuhës mund të jenë, inflamacione sipërfaqësore dhe inflamacione të thella. Në të dy format e inflamacioneve, shkaktarët janë të njëjtë, mirëpo këtu dallon vetëm drejtimi i inflamacionit në thellësi të shtresave të gjuhës.

Dr. Tefta Mjekiqi – Bislimi
Stomatologe
e-mail: [email protected]

Shkaktarët që favorizojnë inflamacionin e gjuhës (glossitis)
■ Inflamacionet e gjuhës mund të shkaktohen si pasojë e infeksioneve bakteriale dhe virusale – posaçërisht virusi Herpes simplex.
■ Infeksionet fungale mikotike si Candida albicans.
■ Traumat e ndryshme, e posaçërisht skajet e dhëmbëve kur janë shumë të mprehta apo kufijtë e protezave, jo të punuara korrekt.
■ Shkaqet kimike siç janë: ushqimet pikante, alkooli, nikotina.
■ Djegia e gjuhës me ushqime të nxehta.
■ Sëmundjet sistemike të organizmit, si diabeti, sindromi Sjorgen.
■ Shkaktarët alergjen nga ushqimet apo materialet dentare.
■ Ndonjë efekt anësor i barërave që përdor pacienti për ndonjë arsye.
■ Mungesa e vitaminave qenësore jetike si, Vitamina A, C, Hekuri, Magnezi.
■ Anemitë si pasojë e mungesës së hekurit dhe anemia në mungesë të vitaminës B12.

Sëmundja karakterizohet me një simptomatologji të rëndë, si:
Djegie e gjuhës, dhembje e gjuhës (sidomos skajet), ngjyra e gjuhës është e kuqe e zbehtë e ndritshme, humbje apo dobësi e shqisës së shijes, era e rëndë nga goja, vështirësi në të folur, e në raste të rënda karakterizohet me edeme (ënjtje) e gjuhës e cila fillon të shkaktojë edhe probleme me frymëmarrjen.

Diagnostikimin e kësaj gjendjeje e bën stomatologu juaj i cili përcakton trajtime të mëtutjeshme në bashkëpunim me specialistin e sëmundjeve të gojës. Diagnoza zakonisht përcaktohet në bazë të inspeksionit në zgavrën e gojës, anamnezës ku pacienti përshkruan shkaktarët dhe mënyrën e shfaqjes së inflamacionit.

Mjekimi i inflamacionit të gjuhës (glossitis) bëhet së pari duke mënjanuar shkaktarin.

Rëndësi të veçantë ka mbajtja e higjienës orale, ku edhe pse është mjaft e vështirë të mbahet si pasojë e dhimbjeve, ajo nuk duhet shmangur assesi, sepse është faktori kryesor në shërimin e inflamacionit. Pastrimi i dhëmbëve bëhet me brushë, kurse gjuha pastrohet me goma dhe brusha speciale për pastrim të gjuhës të përcaktuara nga dentisti juaj.

Tek infeksionet bakteriale udhëzohet përdorimi i antibiotikut të përcaktuar në bazë të antibiogramit pasi është marrë një strisho orale.

Te infeksionet mikotike përcaktohet përdorimi i antimikotikëve e poashtu edhe trajtimi shtëpiak, i cili mjaft mirë ndikon në qetësimin e gjendjes akute mikotike – soda bikarbon, e tretur në ujë dhe shpëlarja e gojës.

Te mungesa e vitaminave bazë dhe hekurit, udhëzohet plotësimi me anë të përdorimit të tyre dhe plotësimi i nevojave të organizmit.

Duhet të mënjanohen ushqimet me mëlmesa, alkooli e nikotina, deri në shërimin e inflamacionit.

Përdorimi i antiseptikëve është i preferuar, por në masë të caktuar nga dentisti juaj. /Telegrafi/

One Comment

  1. Hey! I know this is kinda off topic nevertheless I'd figured I'd ask. Would you be interested in exchanging links or maybe guest writing a blog article or vice-versa? My blog discusses a lot of the same topics as yours and I feel we could greatly benefit from each other. If you're interested feel free to send me an email. I look forward to hearing from you! Fantastic blog by the way!

Komento