Inhalim me vaj limoni

Inhalim me vaj limoni

Inhalim me vaj limoniVaji i limonit shkatërron mikroorganizmat e dëmshëm, e në bazë të aromaterapisë njihet për efektin e dobishëm në shëndetin mendor – aroma e limonit përmirëson përqendrimin dhe disponimin. Në vijim ju paraqesim recetën me vaj limoni, që lufton dhe shëron nga ftohja dhe liron hundën e bllokuar.

Përbërësit:

5 pika vaj limoni;

1 lugë kripë deti;

Ujë.

Përgatitja:

Vendosni 7,5 dcl ujë që të vlojë dhe prisni të ftohet deri në masën kur temperatura është e përballueshme (inhalimi me avull tepër të nxehtë mund të jetë i rrezikshëm). Shtoni një lugë kripë deti dhe 5 pika vaj limoni në ujë dhe e mbuloni kokën me peshqir dhe bëni inhalim aromatik tri herë në ditë. Po ashtu kur ta bëni këtë, mos dilni nga hapësirat e ngrohta për gjysmë orë.

Komento