Inteli nis të prodhohet Ivy Bridge

Inteli nis të prodhohet Ivy Bridge

Inteli ka filluar me prodhimin masiv të gjeneratës së ardhshme të procesorëve, që njihet me emrin e koduar Ivy Bridge. Nga kjo kompani thonë që prodhimi masovik i çipave 22-nanometërsh ka filluar në çerekun e tretë të këtij viti, ndërsa fillimi i shitjes pritet në mars ose prill të vitit 2012.

Përveç procesit prodhues 22-nanometërsh, Ivy Bridge për herë të parë ka edhe tranzistorët 3D Tri-Gate, që sipas fjalëve të Intelit kanë performansa deri 37 për qind më të mira në tensione të ulëta se sa gjenerata e kaluar e tanzistorëve “të thjeshtë” 32-nanometërsh.

Kjo premton shpenzim dukshëm më të ulët të energjisë, me rëndësi të posaçme tek versionet e procesorëve për pajisje mobile dhe laptopë.

Çipat do të jetë edhe AVX instruksionet e avancuara, bërthamën grafike DirectX 11 me përkrahje për OpenCL 1.1 dhe me performansa për 30 për qind më të mira se paraardhësja si dhe përkrahjen për magjistralen PCI Express 3.0.

Komento