Intervistë: Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim

2

2Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në rajon. Që nga hapja e spitalit, “Acibadem Sistina” ka investuar në gjeneratën më të re të magnetit 1,5 Tesla, dhe me të, për herë të parë në Maqedoni u futën shërbime të reja shëndetësore bashkëkohore.

Shtatë vjet më vonë, me qëllim për të ecur në një hap me teknologjinë më të fundit mjekësore “Acibadem Sistina” investon në gjeneratën më të fundit të rezonancës magnetike 3 Tesla. Sipas karakteristikave dhe teknologjisë, ky aparat është i vetmi i këtij lloji në Europën Juglindore. Për avantazhet e rezonancës magnetike 3 Tesla, biseduam me Dr. Dushko Mihajlloski,  Shef në  departamentin e diagnostikimit dhe radiologjisë intervente në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Një nga dilemat kryesore dhe frika e pacientëve është se regjistrimi me rezonancë magnetike është i dëmshëm për shëndetin e tyre, për shkak të rrezatimit.  A është i sigurt regjistrimi me rezonancë magnetike?

Rezonanca magnetike aplikohet për më shumë se 30 vjet, dhe sipas disa qëllimeve kërkimore deri  tani, nuk ka treguar absolutisht asnjë efekt negativ të qëndrueshëm.  Gjatë filmimit, tek pacienti mund të shfaqet për një kohë të shkurtër nxehtësi dhe ndonjëherë edhe marramendje, por ato janë kalimtare dhe nuk shkaktojnë pasoja të mëtejshme. Ky filmim është aq i sigurt saqë në krahasim me tomografinë kompjuterike  dhe radiologjinë, rezonanca magnetike është e sigurt edhe për filmimin apo regjitrimin e grave shtatzëna dhe fetusit. Rezonanca magnetike përdorë fushë magnetike  nga 1,  1,5 dhe 3 Tesla të cilat janë të pranueshmë në praktikën klinike. Gjatë provave hulumtuese përdoren fusha magnetike më të forta se 4, 7, 9 Tesla,  dhe madje edhe në këto raste nuk  është shfaqur asnjë efekt anësor. Këtë dozë të valëve magnetike , trupi i njeriut mund ta pranojë për një kohë të caktuar pa shfaqur asnjë pasojë. Vetë aparati llogarit se sa valë elektromagnetike duhet të emitohen në mënyrë që të mos e dëmtojë në asnjë rast trupin e njeriut. Kështu që rezonanca magnetike është një procedurë plotësisht e sigurt.

Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka investuar në gjeneratën më të re për rezonancën magnetike 3 Tesla.  Çfarë përfitimesh kanë pacientët nga kjo? Cilat janë avantazhet e këtij aparati në krahasim me rezonancën magnetike 1,5 Tesla?

Rezonanca magnetike 3 Tesla është një evolucion në teknologjinë mjekësore përsa i përket diagnostikimit.  Ka përparësi të shumta si për pacientët ashtu edhe për ne mjekët, të cilët i zbulojmë këto ndryshime në trup. Gjenerata e re e magnetit, rrit cilësinë dhe rezolutën e imazhit me anë të të cilit mundësohet  imazhi i strukturave madje edhe të ndryshimeve më të vogla.  Imazhi i arritur me anë të rezonancës magnetike 3 Tesla bën të mundur dallimin shumë më herët  të ndryshimeve  të shfaqura në trup në krahasim me atë 1,5 Tesla. Kemi patur raste të imazheve të arritura me magnet 1,5 tesla, në të cilat nuk janë shfaqur aspak ndryshime, dhe kur këta pacientë janë kthyer nga jashtë vendit me imazh të arritur  nga magnet me 3 Tesla, kemi parë se në këto imazhe ndryshimet janë të përcaktuara shumë qartë.

Rezonanca magnetike 3 Tesla është veçanërisht e njohur për zbulimin e sëmundjeve të trurit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për sëmundje të lindura (kongjenitale)  apo për sëmundje të natyrës infektive. Rezonanca magnetike 3 Tesla ka aftësi absolute mbi atë 1,5 tesla, për shkak se i tregon shumë më saktë strukturat dhe ndryshimet e trurit. Me një fjalë, rezonanca magnetike 3 Tesla, mundëson ekzaminim më të mirë dhe më cilësor për pacientët. Kjo është diçka pozitive si për pacientin edhe për internistin, kirurgun, kardiologun …  Kur ne do të japim një diagnozë më të saktë apo kur atë ndyshim që ne shohim do ta përcaktojmë dhe do ta kufizojmë, edhe për mjekun kirurg kjo është shumë më mirë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për operacionet në tru, mund të përcaktohet saktë se cila pjesë e trurit do të operohet, për shkak se truri ka qendra  në të cilat nuk duhet të bëhen ndërhyrje.

Më shumë komoditet dhe më pak kohë për regjistrim

Komoditeti dhe gjerësia e tubit është shumë më e madhe në aparatin e ri për rezonancë magnetike. Përveç kësaj edhe tavolina në të cilën vendoset pacienti është më e madhe  dhe praktikisht tani mund të filmohen edhe pacientë të cilët kanë peshë më të madhe trupore. Nëse në rezonancën magnetike 1,5 Tesla mund të filmohen pacientët me peshë trupore deri në 130 kg, tani aparati i ri mban mbi 200 kg.

“ Na ka ndodhur që të mos mund ti filmojmë pacientët, qoftë për shkak të peshës trupore qoftë për shkak se tubi i aparatit nuk mund ti nxënte. Pacientët me klaustrofobi mund të filmohen edhe me anestezi në një aparat të veçantë anesteziologjik, i cili është kompaktibil me magnetin.  Përveç kësaj, teknologjia Silent scan  e ndërtuar në aparat,  e redukton në mënyrë drastike zhurmën gjatë filmimit /regjistrimit. Në sekuenca të caktuara gjatë filmimit të kokës, shtyllës kurrizore dhe strukturës së muskujve, ky aparat është krejtësisht i qetë” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Intervenime të reja në dispozicion të pacientëve

“Në aparatin e ri janë të instaluara teknologji të reja të cilat bëjnë të mundur zbatimin e  intervenimeve të reja. Aparati ynë është i pajisur me të gjitha modifikimet më të reja  të cilat kanë avantazhe tepër të rëndësishme për pacientët. Ky aparat është i pajisur me të ashtuquajturën sekuencë magjike. Çdo kontroll i rezonancës magnetike përbëhet nga sekuenca. Numri i sekuencave varet nga ajo se çfarë do të filmohet apo regjistrohet tek pacienti. Magneti i ri jep 6 sekuenca  në një regjistrim dhe ky regjistrim zgjat rreth 6 minuta e gjysëm.  Nëse këto sekuenca do të bëheshin në mënyrë individuale, filmimi do të zgjasë të paktën 20 minuta. Kjo do të thotë se magneti 3 Tesla e shkurton  2/3 e kohës së regjistrimit. Shkurtimi i kohës është tepër i rëndësishëm për pacientët, nga ana tjetër , me shkurtimin e kohës shmanget mundësia që pacienti të bëhet i padurueshëm dhe të fillojë të lëvizë. Gjatë filmimit, është shumë e rëndësishme që pacienti të jetë i durueshëm dhe absolutisht i qetë” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Me aparatin e ri për rezonancë magnetike , për pacientët e spitalit  “Acibadem Sistina” janë në dispozicion shërbime të reja.

“Është i pajisur me gjithçka që duhet të pajiset një aparat i tillë. Tani, me këtë aparat mund të ofrojmë për pacietët tanë intervenime të cilat deri  tani nuk kemi pasur mundësi t’i kryejmë.  Njëra prej tyre është spektroskopia e cila mundëson zbulimin e sasisë e metaboliteve të caktuara në nivelin e qelizave dhe më pas të vendosim diagnozën e saktë. Me anë të spektroskopisë mund të dallohet saktësisht deri ku janë përhapur ndryshimet si dhe mund të shihet se si reagon trajtimi i kimioterapisë apo i ndonjë rrezatimi të veçantë. Kemi mundësi për të matur shkallën e rrjedhjes së gjakut dhe lëngut të shtyllës kurrizore. Edhe një shërbim tjetër i ri është angiografia , domethënë filmimi i enëve të gjakut pa lëndë apo agjentë për kontrast, gjë e cila është shumë e rëndësishme, pasi ka pacientë tek të cilët nuk duhet të përdoret kontrast” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Shqyrtim i të gjithë trupit (Total bodyMRI 3 Tesla)

Me ndihmën e rezonancës magnetike 3 Tesla, mund të bëhet edhe shqyrtimi i të gjithë trupit. Total body MRI 3 Tesla ndahet në dy qëllime. Njëra është për përcaktimin e fazës së sëmundjes tek sëmundjet malinje, veçanërisht tek limfoma ku kërkohen nyjet limfatike të prekuara.  Ka avantazh më të madh në tregimin e metastazave dytësore. Në bazë të kësaj përcaktohet edhe mënyra e trajtimit.

“Qëllimi tjetër është për shqyrtimin e të gjithë trupit, për personat pa probleme shëndetësore. Ky shqyrtim është në fakt një check-up shëndetësor sistematik i detajuar, i cili aplikohet në të gjitha qendrat shëndetësore botërore. Me këtë shërbim ju merrni një pamje apo imazh të qartë të shëndetit tuaj, me anë të një regjistrimi të vetëm i cili zgjat më pak se një orë dhe nuk ka rrezatim. Total bodyMRI 3 Tesla është zëvendësues i përkryer për shqyrtimin klasik sistematik që kryejmë çdo vit, sepse ky kontroll është shumë më i detajuar. Mund të zbulojë ndryshime në tru, abdomen, në kraharor, mund të vërehet nëse ekzistojnë ndryshime të caktuara në trup. Në rast se zbulohet ndonjë ndryshim i mundshëm, Total bodyMRI është piknisja për një kontroll më të detajuar” – shprehet Dr. Mihajlloski.

Të gjitha filmimet e aparatit të ri për rezonancë magnetike kanë zbritje prej 20% e cila zgjat deri në fillim të muajit mars.

Komento