Ishujt me te bukur ne bote

Ishujt me te bukur ne bote

Gjithnjë bukuria është relative. Sidomos për ata që udhëtojnë dhe që shohin vende të reja të ndryshme. Në një renditje më të fundit, BBC ka renditur ishujt që cilësohen si më të bukurit në botë.

Santorini, Greqi

Një ishull antik i cili ka pësuar një nga shpërthimet vullkanike më të mëdha në histori. Santorini duket si asnjë pjesë tjetër e tokës. Këtu, 120 milje në jugperëndim të Greqisë kontinentale, çdo gjë është më e shndritshme: shtëpitë e bardha në formë kubesh, deti i kthjelltë dhe perëndimi fantastik

Bali, Indonezi

I rrethuar nga ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian, Bali është një nga 17 500 ishujt e arqipelagut indonezian: e megjithatë, edhe pse i rrethuar nga fqinjë shumëngjyrësh, dhe pas dekadash të zhvillimit të turizmit, qëndron madhështor në stolisjen dhe bukurinë e vet të pakrahasueshme

Kepi Breton, Kanada

Lexuesit e dashurojnë këtë ishull në Skocinë e Re për pamjet e tij magjepsëse: brigjet shkëmbore dhe pjesa e mbushur plot me pyje e zbukuruar plot me shtëpi me drita. Kultura lokale e përzier skoceze, akdaiane, irlandeze afrikane dhe ndikimi amtar mi’kmak, si dhe skenat e muzikës janë një miks eklektik i violinave të luajtura në sallonet pariziane dhe kërcimit popullor skocez të së enjtes mbrëma.

Borakaj, Filipine

Tashmë që edhe ishujt e vegjël si Koh Samuj kanë filluar të kthehen në të zakonshëm, Borakaj mund të jetë një nga të fundit brigje aziatike shumë pak të njohur. Brigjet me rërë janë të dukshme në një lartësi fluturimi shumë të madhe nga Manila në Katiklan, e ndjekur nga një udhëtim 10-minutësh me traget. Dhe duhet ta bëni shpejt. Më pas, një turmë vizitorësh do t’ju ndjekë.

Vija e gjatë, Australi

Megjithëse konkursi për ishullin më të bukur në Australi, Zelandën e Re dhe Paqësorin e Jugut është mbyllur (duke vlerësuar Bora-Borën, Fixhin dhe Tasmaninë), Vija e gjatë (Great Barrier Reef), e cila shpaloset nga bregu verilindor i Australisë, është vërtet një kampion. Zona me ujë të kristaltë e mbushur me korale të mrekullueshme bashkë me jetën e detit: balena, breshka, molusqe gjigante dhe mbi 400 specie të tjera përbën një nga mrekullitë e radhës.

Komento