Ja çfarë duhet të bëni në mëngjes

4
Mëngjesi është pjesa ku secili nga ne nis rrugëtimin e ditës, dikush në shkollë, dikush në punë ose në shtëpi, është e rëndësishme që të nisësh siç duhet një mëngjes. Për të pasur një ditë sa më të mbarë është e rëndësishme që çdo ditë para orës 10 në mëngjesit duhet të aplikoni këto veprime kryesore si:

4

Caktoni qëllimin tuaj të përditshëm

Në qetësinë e ditës, para se të filloni të veproni, planifikojeni ditën duke u fokusuar në tre qëllime që dëshironi t’i përmbushni. Bëni këto qëllime prioritete të ditës. Kur e planifikoni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.

Dëgjoni muzikë

Të filloni ditët duke dëgjuar muzikë jo vetëm që do të ju bëjë të zgjoheni më lehtë. Një studim i vitit 2013 gjeti se muzika të bën të ndjehesh mirë. Sipas studiuesve, dy përfitimet më të rëndësishme nga dëgjimi i muzikës janë ‘rregullimi i disponimit’ dhe i vetëdijes.

Hidratohuni

Trupi juaj zgjohet i dehidratuar, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë qysh në mëngjes sapo të zgjoheni. Ju duhet të pini një gotë ujë menjëherë pas gjumit dhe të vazhdoni të pini disa gota të tjera edhe gjatë ditës. Kjo do të ju ndihmojë t’i largoni toksinat nga trupi, duke iu lënë të ndjeheni më pak të uritur.

Bëni një zgjatje

Është mirë që ta filloni ditën duke bërë disa ushtrime të zgjatjes, pasi kjo do të ju ndihmojë që të zgjoheni plotësisht. Revista amerikane Sports Medicine sugjeron të shtoni një sekuencë të ushtrimeve të lehta gjatë mëngjesit.

Buzëqeshni

Filloni ditën duke buzëqeshur qysh në pasqyrën e banjos. Buzëqeshja do të ketë një efekt pozitiv në qëndrimin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien. Buzëqeshja ju bën më të arritshëm dhe ju shfaqë më të besueshëm.

Komento