Ja çfarë duhet të bëni nëse keni lëkurë të thatë

lekura e thate

Që të keni  lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe me shkëlqim nuk është e thjeshtë. Duhen trajtime të gjata me produkte estetike ose natyrale që lëkura juaj të jetë ashtu siç ju dëshironi. Meqënse trajtimet kozmetike janë të kushtueshme ju mund të trajtoni lëkuren me maska të cilat krijohen nga përbërës natyral. Por, që maskat të kenë një efekt të shpejtë, dhe pozitiv do të duhet që edhe lëkura të jetë e përgatitur për këto trajtime. Prandaj, që të keni një lëkurë të shëndetshme duhet të kujdeseni për lëkuren çdo ditë.

Çdo mëngjes sapo të lani fytyren pastrojeni atë me një pastrues me bazë qumështi, pasi të keni larë fytyren vendosni një tonik me bimë barishtore. Pasi të kalojë stina e dimrit ju mund të përdorni sipas tipit të lëkurës një krem me bazë të plotë. Këto produkte do të ushqejnë lëkuren tuaj, kështu që ajo brenda pak kohësh do të bëhet e butë dhe elastike. Tanimë zgjidhjen e problemit të lëkurës e keni para syve prandaj trajtoni sa më shpesh lëkuren tuaj dhe do të jeni shumë e kënaqur nga rezultati pozitiv.

Komento