Ja çfarë duhet të bëni nëse keni lëkurë të yndyrshme

lekura

Keni një lëkurë të yndyrshme? Nuk po arrini dot të gjeni produktin e duhur që të trajtoni lëkuren tuaj? Që të keni një lëkurë të shëndetshme, të bukur dhe me shkëlqim nuk është e thjeshtë. Duhen trajtime të gjata me produkte estetike ose natyrale që lëkura juaj të jetë ashtu siç ju dëshironi. Meqënse trajtimet kozmetike janë të kushtueshme ju mund të trajtoni lëkuren me maska të cilat krijohen nga përbërës natyral. Por, që maskat të kenë një efekt të shpejtë, dhe pozitiv do të duhet që edhe lëkura të jetë e përgatitur për këto trajtime. Prandaj, që të keni një lëkurë të shëndetshme duhet të kujdeseni për lëkuren çdo ditë.

Kujdes mos e trajtoni lëkuren me produkte jo të përshtatshme, dhe fallco të cilët shkaktojnë dehidratim ose irritim të lëkurës. Do të jetë shumë më mirë nëse e trajtoni lëkuren tuaj me xhel ose lëng frutash me bazë acidi. Mos përdorni kremerat e zakonshëm, në vend të kësaj përdorni krem, xhel, ose lëngje të cilët do të hidratojnë lëkuren tuaj. Nëqoftëse keni një lëkurë në të cilën miksohen të gjitha tipet e lëkurës atëherë ju sugjerojmë të përdorni nga ato kremra të cilët trajtojnë dhe hidratojnë intensivisht lëkuren tuaj.

Komento