Ja çfarë ndodh nëse hani 12 kumbulla në ditë

Ja çfarë ndodh nëse hani 12 kumbulla në ditë

Ja çfarë ndodh nëse hani 12 kumbulla në ditëNjë kumbull sikurse një grusht me boronica, të paktën kur është fjala për sasinë e antioksiduesve.

Kjo mbretëreshë e pashmangshme nga një tjetër “brez mbretëror” është zgjedhja e parë kur kemi të bëjmë me kapsllëk.

Është një zgjedhje e pashmangshme për çdo amvise që përgatit ushqim për dimër dhe përveç se më së shumti përdoret për përgatitjen e marmelatës, sigurisht është e këshillueshme për ta ngrënë të freskët, sepse përmban vitaminë C (5 deri 8 mg për 100 g, në varësi të llojit të këtij fruti), vitaminë B6, bakër, vitamina B2, B3, K, magnez, hekur, kalcium, madje dhe rreth 240 mg kalium për 100 g, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Kumbulla është e pasur me fibra, 2 g për 100 g kumbulla, si dhe është një frutë që përmban pak kalori.

12 kumbulla në ditë

Studimet e mëparshme kanë treguar se kumbulla forcon kockat, zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, por edhe se konsumimi i 12 kumbullave të madhësisë mesatare në ditë për dy muaj zvogëlon nivelet e kolesterolit të keq.

Dhe, këtu nuk ndalojnë të mirat e kësaj “mbretëreshe”, shkruan “Zëri”.

Duke konsumuar rreth 12 kumbullave të thata në ditë, ose 100 gram, për tre muaj, do të rriten në mënyrë drastike markerët në gjak që tregojnë rritjen e densitetit të kockave, sipas një prej hulumtimeve.

Dihidroks-fenil izatina, është një nga komponentët e kumbullave, që për shkak të tij, ndër të tjera, ky fryt ka një efekt laksativ.

25 gram kumbulla të thata, e cila është e barabartë me një mesatare prej tre frutave, siguron 5% të marrjes së kërkuar ditore të fibrave që për meshkujt nga 19 deri në 50 vjet duhet të jetë 25%, dhe për femrat në të njëjtën grupmoshë është 7%.

Komento