Ja disa këshilla për mirëmbajtjen e lenteve

Ja disa këshilla për mirëmbajtjen e lenteve

Ja disa këshilla për mirëmbajtjen e lenteveNëse ju përdorni lente, këto janë disa gjëra që duhet t`i dini:

Mbani kutinë e lenteve të pastër

Kutia mbajtëse e lenteve duhet gjithmonë të jetë aq e pastër sa lentet, për të parandaluar infeksionet që mund të ndikojnë në sytë tuaj. Është e rëndësishme të pastroni mbajtësen me një dizinfektues të mirë çdo herë që ju hiqni lentet prej saj. Mos përdorni ujin e rubinetit, dhe sigurohuni që mbajtësja e lenteve të jetë tharë mirë përpara se të mbyllet. Një mjedis i lagësht lejon bakteret për t’u përhapur shpejt.

Mos ripërdorni solucionin e lenteve të kontaktit

Një nga këshilla më të rëndësishme për lentet e kontaktit është që gjithmonë të ndryshoni solucionin e tyre. Të shtosh thjesht solucion është një ide shumë e keqe nga pikëpamja higjenike dhe kjo ju ekspozon ndaj rreziqe shëndetësore që mund t’i shmangim. Mos harroni të ndërroni solucionin pas cdo përdorimi.

Shmangni makiazhin anti-ujë

Makiazhi anti-ujë, veçanërisht rimeli, mund të hyjë në sy dhe ngjitet në lentet e kontaktit, duke rritur rrezikun e infeksionit. Gjithmonë vendosni lentet e kontaktit përpara se të bëni tualetin dhe ndiqni disa këshilla të thjeshta për të minimizuar problemet.
E njëjta gjë vlen dhe për produktet pluhur, që duhet të keni kujdes në përdorimin e tyre për të shmangur infeksione të mundshme.Produktet kozmetike që ju vendosni të përdorni duhet të jenë të testuara dermatologjikisht dhe nga ana okulistike dhe përdorni gjithmonë një primer të mirë në zonën e syve për të siguruar që grimi juaj të qëndrojë gjatë.

Mbani lentet larg nga uji

Ju ndoshta e dini tashmë që nuk duhet të notoni, të bëni banjë ose dush, teksa përdorni lentet. Mbajtja e tyre plotësisht larg nga uji është një nga këshillat kryesore mbi përdorimin e lenteve të kontaktit.

Zëvendësoni mbajtësen e lenteve tuaj çdo dy-tre muaj

Edhe kur ju e mbani të pastër rregullisht mbajtësen e lenteve të kontaktit, duhet ta zëvendësoni atë me një të re. Mos prisni më shumë se tre muaj dhe zëvendësojeni atë menjëherë, nëse është e plasaritur ose dëmtuar.

Lani duart tuaja me kujdes para se të prekni lentet

Duhet të siguroheni që duart të janë të pastra para se të prekni lentet e kontaktit, por jo çdo sapun mund t’ju ndihmojë. Shmangni çdo sapun me vajra, kremra dhe madje edhe parfume, pasi ata mund të qëndrojnë në duart tuaja dhe të transferohen tek lentet. Në vend të kësaj, zgjidhni një sapun jo-kozmetik dhe që nuk shkakton alergji.

Mbani solucionin e lenteve sterile

Soluncioni i lenteve është steril, por e keni ju në dorë për ta mbajtur atë në këtë mënyrë. Shmangni prekjen e majës së shishes me gishta. Një nga këshillat më të mira për shmangien e infeksioneve të syrit do të thotë dhe që ju nuk duhet ta zhvendosni atë nga një shishe në një tjetër të ngjashme.

Strukohuni pasi keni hequr lentet

Kur është fjala për makiazhin, një nga këshillat më të rëndësishme mbi lentet është që gjithmonë të hiqni lentet para se të strukoheni, pra para se të hiqni makiazhin. Në qoftë se i mbani ato në sy kur strukoheni, rreziku që grimcat e produkteve kozmetikë të mbesin në lentet tuaja është më i lartë.

Mbrojini sytë nga rrezet e diellit

Disa lloje lentesh mund t’i bëjnë sytë tuaj më të ndjeshme ndaj dritës, kështu që një nga këshillat që mund t’ju sugjeroj është që të mbani syze dielli me mbrojtje të lartë ndaj rrezeve ultraviolet kur dilni gjatë ditës. Gjithashtu duhet të mbani kapele që pengojnë kontaktin e drejtpërdrejtë të syve me rrezet e diellit.

Komento