Ja disa këshilla për shërimin e sinuseve

Ja disa këshilla për shërimin e sinuseve

Ja disa këshilla për shërimin e sinuseveBllokimi i traktit të sipërm respirator, dhembja dhe presioni përreth syve dhe hundës i përcjellë me tajitje, sekreti i shtuar me ngjyrë të verdhë, temperatura e ngritur, lodhja dhe rraskapitja janë simptomat më të shpeshta të sinuseve apo ndezjes së tyre.

Ekspertët e kësaj fushe pohojnë se inflamacioni akut në formën e butë, në shumicën e rasteve nuk kërkon ndonjë terapi të komplikuar dhe ajo mund të kalohet nëpërmjet barnave. Zakonisht, pohojnë ata, mjafton që hundën “ta lageni” me zgjidhje të caktuara gjatë ditës dhe t’u përmbaheni këshillave vijuese:

– Inhalimi: Në enën me ujë të nxehtë vendosni pak çaj të kamomilës ose ndonjë çaj tjetër, apo disa pika të vajit të eukaliptusit, mbulojeni kokën me peshqir dhe thitheni avullin. Uji nuk duhet të jetë i nxehtë për të mos u djegur, transmeton “Zëri.info”.

– Avulli: Derisa bëni dush me ujë të nxehtë, lejoni që uji të rrëshqasë nëpër fytyrën tuaj. Avulli dhe ajri i nxehtë mundësojnë zhbllokimin e sinuseve.

– Pikat: Dy herë në ditë vëni pika për hundë, pasi që ato do t’ua lehtësojnë frymëmarrjen. Mjekët paralajmërojnë se pikat për hundë duhet që të përdoren më së shumti tri ditë, ndërsa në raste

Komento