Ja disa këshilla për thonjtë

Ja disa këshilla për thonjtë

Ja disa këshilla për thonjtëJa disa këshilla dhe strategji për thonj të mrekullueshëm, për kohën kur jeni në nxitim ose dëshironi të provoni një stil të ri.

Zhytni në ujë

Për t’i tharë më shpejt në mënyrë të lirë dhe të përshtatshme, provoni t’i zhytni thonjtë në ujë të ftohtë akull.

Shmangni tollovinë

Fërkoni thonjtë me pak vaj ulliri, ose ndonjë tjetër lloji për të larguar me lehtësi llakun e mbetur anash. Kjo ndihmon edhe në fillimin e një dizajni të ri për thonjtë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Fshihni të metat

Nëse ju bie një copëz e llakut nga thonjtë, ose ju copëtohet maja, ju mund t’i fshihni këto të meta me anë të llakut me copëza të vogla vezulluese në të, që ka ngjyrë të tejdukshme. Në këtë mënyrë e ruani manikyrin për një kohë shumë më të gjatë.

Përdorni avullin

Për një pamje të thonjve pa shkëlqim, që njihet edhe si stili ‘mat’, ju mund të përdorni avullin. Sapo të keni lyer thonjtë, mbani ata rreth 5 cm mbi ujin e vluar në mënyrë që thonjtë me shkëlqim të kthehen në thonj ‘mat’.

Përdorni shtresë të sipërme

Një shtresë e fundit e llakut të tejdukshëm ndihmon që copëzat zbukuruese të qëndrojnë në vend. Nëse keni dëshirë të vendosni figura të ndryshme të letrës, atëherë kjo shtresë do të ndihmojë që t’i mbajë në vend ato dhe ua jep një pamje më origjinale sikur të jenë të vizatuara e jo të ngjitura në thonj.

Mos përdorni pambuk

Në vend të largimit të copëzave shkëlqyese të llakut me shtupa pambuku më mirë përdorni një leckë nga fibrat më të trasha pasi që e largojnë më mirë atë.

Përdorni mbështjellëse najloni

Kjo mbështjellëse ndihmon në krijimin e dizajneve unike në thonjtë tuaj. Nëse dëshironi një dizajn të thonjve si të mermertë, ju mund t’i ngjyrosni thonjtë me një ngjyrë bazike të zgjedhur dhe ta lini të thahet plotësisht. Më pas aplikoni një ngjyrë tjetër mbi të the merreni një qese plastike apo të najlonit e vendoseni mbi ta. Shpërndajeni llakun një apo dy herë dhe kur ta largoni qesen, një pjesë e llakut do të largohet duke krijuar një lloj efekti mahnitës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Krijoni stilin francez

Për të krijuar stilin e përkryer francez prisni disa copëza rrethore të letrës dhe vendosni mbi thonj ashtu që pjesa e sipërme e secilës t’i afrohet këndit të jashtëm apo majës së thonjve. Më pas ngjyrosni atë pjesë me ngjyrën që dëshironi.

Ngjyrosja e shkallëzuar

Ky stil, që njihet si stil ‘ombre’ i thonjve mund të krijohet shumë lehtë. Përzieni dy ngjyra bashkë dhe lyejeni një sfungjer grimi me të dyja ngjyrat. Më pas aplikojeni këtë ngjyrë në thonj.

Komento