Ja disa këshilla si t’i rrisni thonjtë shpejt

Si të kujdeseni për thonjët në dimerRritja e fluksit të gjakut drejt gishtërinjve, përmes disa aktiviteteve si shkruajtja në kompjuter, rënia e pianos, shfletimi i librave etj., ndihmon që gjaku të qarkullojë më shpejtë dhe thonjtë të bëhen më të fortë.

Megjithatë bëni kujdes që të mos shtypni butonat e tastjerës me thonj, pasi në këtë mënyrë rrezikoni që ti thyeni.

– Rrisni sasinë e proteinave në dietën tuaj. Për këtë arsye konsumoni nënprodukte të qumështit, mishin, dhe përbërës me vitaminë D.

– Nëse nuk mund të rrini gjithmonë në një ambient të ngrohtë, kur dilni në rrugë, jeni në autobus apo në një vend pa ngrohje, vishni dorashka dhe mbajini ngrohtë në xhep. Në temperatura të ngrohta qarkullimi i gjakut favorizohet dhe përshpejtohet rritja e thonjve.

– Përdorni një manikyr mbrojtës dhe ushqyes për thonjtë, një herë në javë.

– Mos abuzoni me lyerjen, pasi edhe manikyrët përmbajnë elementë të dëmshëm për thonjtë. Nëse i lyeni vazhdimisht, thonjtë do të bëhen shumë më delikatë dhe të dobët.

Komento