Ja disa kura për flokë të mplakura

Ja disa kura për flokë të mplakura

Me kalimin e moshes  edhe flokeve nuk iu ndryshon vetem ngjyra,por ato behen me te holle, humbasin butesine dhe elasticitetin, prandaj lind nevoja te kurohen.

Hollohen per shkak te hormoneve

Pas te dyzetave, para menopauzes, trupi prodhon me pak estrogjen, hormonin qe ka nje efekt pozitiv mbi ciklin jetesor te flokeve.

Kur zvogelohet sasia e estrogjenit, rritet niveli i nje enzime qe eshte pergjegjese per rrallimin e sasise se fijeve te flokeve, si edhe per renien e tyre. Ende nuk eshte zbuluar ndonje metode e pershtatshme per te kompensuar renien fizike te flokeve. Atehere jane shume te nevojshem flakonet riforcues, qe jane me perberje amineksili. Ky eshte nje perberes mjaft aktiv, qe permireson ndjeshem fiksimin e rrenjes se flokut ne skalpin e kokes. Gjithashtu, duhen perdorur ushqyes, si: metiotina, cistina dhe tirozina, enzima te cilat e luftojne veprimin e enzimes earmikee. Madje, keto substanca ndihmojne sidomos qe te mos dobesohen fibrat e flokeve.

Nese renia eshte ne permasa te medha, qe ben te duken te zbrazeta pjese te ndryshme te kokes, atehere eshte e nevojshme te kerkohet ndihma e nje dermatologu, si dhe te ndiqen kura me te specializuara.

Zhvillohen pore kur humbet Keratina

Problemi i renies se flokeve eshte i njejte me ate te plakjes se lekures. Me kalimin e kohes, reduktohen substancat e organizmit, qe sherbejne si izolues per qelizat epidermike. Si rezultat, poret e tyre behen me te dukshme. Ne rastin e flokut, ajo qe reduktohet eshte sasia e keratines dhe kolagjenit. Shtresat qe i veshin keto qeliza epidermike humbasin kompaktesine. Per kete arsye, qelizat epidermike jane te pambrojtura nga veprimi i agjenteve te jashtem dhe i rrezeve ultravjollce. Per te mbrojtur floket eshte e nevojshme qe shampot normale te zevendesohen me produkte te pasura me filtra UV dhe nje here ne dy jave duhet te perdoret nje maske me vajra, sigurisht me baze bimore. Meqe ne kete faze poret e flokeve jane me te hapura, nuk do jete aspak e veshtire qe ta absorbojne me mire vajin, duke shtuar ne kete menyre hidratimin dhe kompaktesine e tyre.

Humbasin shkelqimin

Guanina qe i mbeshtjell floket perbehet nga shume shkallezime te mbivendosura. Kur niveli i ujit ne brendesi te indeve fibrore nuk eshte i mjaftueshem, atehere drita qe bie mbi to nuk reflektohet mire. Per te shpetuar floket pa shkelqim nuk mjafton vetem te ndryshohet lyerja apo tei nenshtrohesh goditjeve me rreze diellore. Duhen zgjedhur produkte qe permbajne vitamina apo edhe aminoacide, qe forcojne rrenjen e flokeve. Ndersa, per te ruajtur shkelqimin e flokeve, duhen zgjedhur produkte me baze silikoni.

Behen shpejt te palara, sepse thithin smogun

Kur poret e flokeve jane te medha, ato rendohen, sepse smogu dhe pislleku, ne vend qe te largohen, penetrojne deri ne rrenje. Ne kete rast eshte e domosdoshme te perdoret nje shampo delikate, e cila perbehet nga sasi minimale agjentesh pergjegjes per prodhimin e shkumes. Keshtu, do te jete e mundur qe tei lani edo dite floket tuaj. Sugjerohen shampot, formulat e te cilave jane te pasuruara me alga te kuqe, pasi ato pastrojne ne brendesi, por me delikatese.

Keputen shpejt kur permbajne pak uje

Merrni nje fije floku qe ju ka rene ne jastek apo dhe ne kemishe dhe shikoni me kujdes nese ajo eshte me nyje. Nese jo, atehere fija e flokut eshte keputur. Edhe ne kete rast, shkaku eshte mungesa e dehidratimit. Floket jo vetem qe dobesohen, por duken me te ashper dhe te pakrehur. Gjeja e pare qe duhet bere eshte perdorimi i nje shampoje zbutese, qe permban vitaminen B5.

Nje here ne jave duhet bere nje masazh i flokeve te lagura me vajra me permbajtje misri ose ulliri, qe duhet mbajtur per rreth 15 minuta. Kjo lloj maske sherben per teu rikthyer flokeve butesine dhe elasticitetin.

Nuk e mbajne krehjen

eshte normale nese, pas te pesedhjetave, edhe floket te behen me te pabindur. Struktura e tyre kimike ka ndryshuar. Per kete arsye, shpesh, floket jane te elektrizuar dhe te shpupurisur. Ka vetem nje menyre qe tei bindim floket rebele: ato duhet te krihen gjate tharjes; keshtu do te fiksohen me mire. Do te ishte e keshillueshme qe te perdoret edhe llaku ne momentin kur kriheni. Gjithashtu, keshillohet qe nje here ne muaj tei kerkonit parukieres tuaj teju beje nje maske me kolagjen, sepse kjo substance i rikthen elasticitetin flokut. Nese doni te dilni, por floket nuk i keni te lare, atehere perfitoni nga nje banje ne vaske. Mbeshtillini floket me bigudi gjigande, futuni ne vaske dhe relaksohuni. Do te jene avujt e ngrohte ata qe do te kujdesen per te fiksuar krehjen.

Komento