Ja disa mënyra për detoksikimin e trupit

Ja disa mënyra për detoksikimin e trupit

Ja disa mënyra për detoksikimin e trupitKohët e fundit, gjithnjë e më shumë, mund të dëgjohen këshilla për metodat e ndryshme të detoksikimit të trupit.

Shumë shpesh disa nga këto metoda mund të jenë rigoroze, kështu që mjekët këshillojnë që para se të filloni aplikimin e tyre, së pari të konsultoheni me ta. Ekzistojnë mënyra natyrale për heqjen e toksinave dhe substancave të tjera nga trupi, duke konsumuar ushqime të caktuara.

– Filloni mëngjesin në mënyrë të shëndetshme: Çdo mëngjes 15-20 minuta para një vakti pini një filxhan limonadë nga gjysmë limoni i shtrydhur në ujë të vakët. Limonada është një diuretik natyral, që do të thotë se ndihmon trupin të lirohet nga toksinat dhe fluidet. Acidi i agrumeve gjithashtu rrit numrin e proteinave që stimulojnë mëlçinë.

– Supë shtëpiake: Jo vetëm që do të ju ngrohë gjatë ditëve të ftohta, por ajo do të bëjë trupin tuaj të lirë nga toksinat. Kur përgatitni supë, në të shtoni kocka pule apo viçi, selino, karota, qepë dhe hudhër. Përveç se do të shpëtoni trupin tuaj nga toksinat, do të merrni një bollëk të vitaminave dhe mineraleve.

– Fruta me lëvozhgë: Për detoksikimin e trupit mund të përdorni një shumëllojshmëri të farave të tilla si, fara liri, luledielli, kungulli, susam, arre, bajame. Përveç se këto fara treten lehtë, ndihmojnë edhe për të pastruar trupin prej substancave të dëmshme.

– Rëndësia e probiotikëve: Flora e shëndetshme është shumë e rëndësishme për funksionimin e duhur të zorrëve. Zgjidh ndonjë probiotikë natyral, lakër turshi, kos, panxhar, për t’u liruar nga e substancat e dëmshme. Sigurisht në qoftë se zgjidhni probiotik në formën e kapsulave, nuk do të gaboni.

Komento