Ja disa mënyra për të shmangur fryrjen e barkut

5

5Fryrja e barkut është problem që shfaqet mjaft shpesh dhe është mjaft irrituese, e cila mund të shfaqet si pasojë e PMS (dëmtimit të stomakut), tepricës së lëngjeve, tretjes jo të mirë të ushqimeve.

Për fat të mirë, ekzistojnë shumë mënyra ta zbusni këtë pakënaqësi.

Duke kontrolluar mënyrën e të ushqyerit (të ngrënit shpejt, me këmbë etj), përmbajtjen ushqimore të dietës pasi janë shumë ushqime, të cilat mund të shkaktojnë ose të shtojnë shqetësimet.

Por jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtin ndikim nga të njëjtat ushqime. Ndaj dhe nuk ka një listë fikse me ushqimet që duhet të evitohen. Gjithësesi më poshtë po ju japim një listë me ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumoni:

Zgjidhni ushqimin e pasur me kalium..Ky mineral ndihmon trupin tuaj që të balancojë lëngjet në trupin tuaj.

Në ushqimin e pasur me kalium përfshihen bananet, pjepri, spinaqi, domatja, perimet me lëvore të fortë. Të gjitha këto kanë një ndikim të dobishëm dhe ndihmojnë në eliminimin e lëngjeve tepricë.Mos gelltitni ajrin Kini kujdes, që gjatë konsumimit të ushqimit, përtypjes së ushqimit apo teksa konsumoni lëngje të mos thithni shume ajrin, ngase edhe kjo mund të jetë pasojë e fryrjes së pakëndshme.

Zvogëloni karbohidratet

Buka e bardhë dhe makaronat mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit. Shmangni konsumin e tyre, sidomos para se të shkoni në gjumë, në mënyrë që të mos zgjoheni të fryrë.

Por, përveçse çfarë ha disa njerëz kanë përmirësim edhe kur fillojnë të hanë me më kujdes. Zakone në mënyrën e të ushqyerit që lehtësojnë simptomat janë:

Vendosja e një orari fiks të vakteve

Të ngrënit shpesh dhe pak (të evitohen vaktet e mëdha)

Të ngrënit ngadalë rreth 20 min (për vaktet kryesore)

Përtypja e mirë e ushqimit (15-20 herë minuta)

Mos pirja e ujit gjatë vaktit (sidomos ujë të ftohtë) dhe në sasi të madhe dhe shpejt.

Faktorë të ndryshëm që ndikojnë negativisht janë:

Pijet alkoolike

Pijet me përmbajte kafeine (kafe, kakao, çaj, pije të tipit kola)

Kombinimi kafe me qumësht

Pijet me gaz

Përdorimi i çamçakëzave (shton gëlltitjen e ajrit si pasojë e shtimit të gazrave)

Duhani

Vaktet me sasi yndyre të lartë (kryesisht yndyrat e këqija) të skuqura dhe pikante

Medikamente të ndryshme (vihet re kryesisht në moshën e tretë)

Komento