Ja disa mënyra si ta mposhtni lodhjen

Ja disa mënyra si ta mposhtni lodhjen

Ja disa mënyra si ta mposhtni lodhjenLodheni shumë shpejt, u mungon përqendrimi i duhur, shpesh jeni të përgjumur dhe do të flinit tërë ditën po të kishit mundësi? Ata që vuajnë nga lodhja munden vetvetes që t’i ndihmojnë me konsumimin e vitaminave dhe mineraleve, si dhe me aktivitete fizike.

– Karbohidratet: Ëmbëlsirat munden për një kohë të shkurtër të përmirësojnë gjendjen shpirtërore, por kjo nuk është një zgjidhje afatgjate. Zgjidhja e vërtetë janë karbohidratet të cilët përpunohen ngadalë gjatë tretjes: buka e zezë, pastat, orizi dhe patatja. Kombinimi më i mirë për ngritjen e nivelit të serotoninës është një rriskë e bukës së zezë dhe një pjatë supë nga perimet dhe këtë duhet ta konsumoni çdo ditë.

– Vitamina C: Mungesa e vitaminës C sjell deri te gjendja e dobësuar e trupit, kështu që gjatë kësaj periudhe duhet ngrënë sa më shumë pemë dhe perime të freskëta. Për shkak të kalimit nga ushqimi i fortë pikant në shujta të lehta organizmi reagon me lodhje. Në panxhar, karota, brokoli, domate, lulelakra dhe sallata të gjelbra gjenden vitamina të mjaftueshme, por në to nuk ka kalori të mjaftueshme, kështu që organizmin pas shujtave të tilla shumë shpejt e merr uria. Mirëpo, perimet sezonale janë të çmueshme sepse janë të pasur me antioksidues, të cilët i ndihmojnë organizmit që të pastrohet nga toksinat e grumbulluara.

– Ushtrimet: Ushtrimet fizike e nxisin organizmin në krijim më të madh të energjisë. Studimet kanë treguar se personat që ushtrojnë në hapësira të hapura janë shumë më pak të dhënë ndaj mendimeve depresive sesa ata që nuk ushtrojnë fare.

Komento