Ja disa nga gabime të prindërve që nxitin mosbindjen e fëmijëve

Ja disa nga gabime të prindërve që nxitin mosbindjen e fëmijëve

1. Ju jepni shumë urdhëra
Nëse fëmija juaj ka sjellje negative të shpeshta, ka shumë mundësi që po merr më shumë urdhëra seç duhet. Bombardimi i fëmijës me instruksione si “ ngjyros brenda vijes”, “ ngriji pantallonat” “mos ashtu..” etj, do e çorientojë atë. Zëri juaj do të ngelet në prapavijë nëse jepni vazhdimisht urdhëra, edhe për gjëra të parëndësishme. Jepni vetëm instruksione të rëndësishme dhe shmangni komandat që jepni me qëllim kryerjen e aktiviteteve sipas mënyrës suaj. Megjithëse nuk ju pëlqen ta shihni fëmijën tuaj t’i bëjë gjërat në mënyrën e vet, mësohuni me të sepse mbiprindërimi sjell shumë pasoja negative.

2. Ju jepni instruksione të dobëta
Fjalët që zgjidhni për të dhënë komandat janë shumë të rëndësishme. Jepini komandat me autoritet. Bëjeni të qartë kërkesën tuaj dhe mos jepni instruksione të rëndësishme sikur po kërkoni një nder nga komshiu. Përdorni autoritetin dhe qetësinë e figurës suaj si prind.

3. Ju i përsërisni komandat
Bezdisja e fëmijës me dhënjen e komandës disa herë i mëson atij se nuk është e rëndësishme të zbatojë kërkesën tuaj që herën e parë. Jepeni vetëm një herë komandën dhe monitoroni zbatimin e saj. Mos e lejoni fëmijën ta injorojë komandën tuaj apo të shtyjë detyrën që i keni dhënë.

4. Ju nuk ofroni pasoja
Nëse jepni një komandë dhe nuk bëni asnjë gjë kur fëmija juaj nuk e zbaton, ju i mësoni fëmijës suaj se nuk është e rëndësishme t’ia u dëgjojë fjalën. Pasojeni mosbindjen e fëmijës suaj me një pasojë negative, psh: nuk do të filloni të lexoni librin me të pa larë ai dhëmbët. Kujdes me pasojat që ofroni. Nuk duhet të jenë dënime, por duhet të jenë shtysa që të ndihmojnë motivimin e tij për të kryer detyrën që i kërkoni.

5. Ju nuk ofroni përforcim pozitiv (shpërblime)
Pa vëmendje pozitive dhe përforcim pozitiv fëmija juaj mund të humbë motivimin për të ndjekur udhëzimet tuaja. Megjithëse nuk është e rëndësishme të shpërbleni çdo lëvizje të vogël të fëmijës suaj, është e rëndësishme që përforcimi pozitiv të jetë i pranishëm në marrëdhënjen tuaj. Ofroni fjalë të ngrohta dhe përgëzime për zbatimin e detyrave. Këto afirmime përforcojnë sjelljet e mira dhe i ndihmojnë fëmijët të vazhdojnë të ndjekin udhëzimet tuaja.

Komento