Ja disa nga shenjat e sëmundjes Parkinsonit

Ja disa nga shenjat e sëmundjes Parkinsonit

Ja disa nga shenjat e sëmundjes ParkinsonitSëmundja Parkinson është sëmundje kronike progresive e trurit e cila shfaqet me dëmtimin e qelizave nervore të trurit.

Shenjat klinike të Parkinson janë vetëm tre:

Dridhja (tremor) në qetësi.
Shtangimi (rigiditet).
Ngadalësimi i lëvizjeve (bradikinezia).
Këto tre ankesa mund të mos shfaqen njëkohësisht. Njëra prej tyre, mund të jetë ankesa prezantuese dhe të vazhdojnë të tjerat.

Për të vënë diagnozën e M. Parkinson, nevojitet gjithsesi ekzistenca e dy prej tre shenjave të sipërpërmendura.

Simptomat zakonisht përparojnë ngadalë dhe zakonisht janë asimetrike, që do të thotë, janë më të shprehura në njërën gjysmë të trupit.

Manifestimi më i shpeshtë është dridhja e njërës dorë, derisa dora apo krahu janë duke pushuar. Derisa individi, apo të afërmit e vënë re këtë dridhje, shtangimi që mund të kapë po atë dorë apo krah, mund të kalojë pa u hetuar. Tek këta individë, lëvizjet u ngadalësohen. Vështirësohen rrotullimet në shtrat, ngritja nga pozicioni shtrirë, në atë ulur në këmbë. Ecja e individit shkon duke u bërë gjithnjë e më tepër me hapa të ngadalësuar, trupi gjatë qëndrimit në këmbë dhe ecjes kërruset përpara, krahët e humbin lëvizshmërinë anësore, para-prapa gjatë ecjes. Fytyrës së individit i humbet mimika dhe quhet si “fytyrë me maskë”. Të folurit është i ngathët, monoton, pa luhatjet vokale, emotive dhe gramatikore.

Kapakët e syve mbyllen me rritëm të ngadaltë dhe gëlltitja vështirësohet. Karakteristikë është zvogëlimi i shkronjave gjatë të shkruarit. Përveç këtyre simptomave motorrike, duhet të kemi parasysh dhe simptoma jo-motorrike, që mund t’u paraprijnë simptomave të lartpërmendura klasike të M. Parkinson. Shumë pacientë ankohen për pakësimin e funksionit nuhatës. Një ankesë tjetër e shpeshtë është lëvizja e shpejtë e syve REM. Konstipacioni (kapsllëku) dhe gjumësia e tepërt gjatë ditës, janë ndër ankesat e tjera të shpeshta që dëgjohen shpesh si ankesa te këta individë.

Komento