Ja disa sekrete te ushqimeve te bukuris

Ja disa sekrete te ushqimeve te bukuris

Qe te dukeni e bukur duhet patjeter te ushqeheni mire. Te hash mire ju mban ju dhe lekuren e fresket. Me poshte jane nje numer ushqimesh qe ju mbajne ne forme dhe qe quhen ushqimet e bukurise Arrat.

Jane ushqim i mire kunder plakjes. Kane perqindje te larte te vitamines E dhe ndihmojne qe lekura te jete e bute. Por mbani parasysh se duhet te hani pak pasi kane kalori.

Proteinat
Per te pasur thonj te forte dhe kocken e forte duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pules, te fasulet, te peshku tuna.

Vitamina B
Ushqimet e pasura me vitamine B i bejne floket tuaj te ndritshem. Te pasura me keto vitamina jane vezet, qumeshti, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.

Peshku
Te hash peshk si salmoni do te thote qe ju keni marre Omega 3, qe ndihmon ne hidratimin dhe ushqimin e lekures.

Zinku dhe kalciumi
Zinku gjendet te mishi i pules, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon ne pastrimin e lekures. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumeshti. Keto ushqime jo vetem qe zbardhin fytyren, por reduktojne edhe rrudhat.

Vitamina C
Kjo vitamine ndihmon ne reduktimin e rrudhave. Kivi si frute eshte me i miri per vitaminen C. Te tjerat jane portokalli, mangot, limoni, etj.

Vitamina E
eshte e njohur si nje nga vitaminat qe shmang djegien e lekures nga dielli. Nese hani shume pjeshka do te keni vitaminen E ne trupin tuaj.

Vitamina C dhe hekuri
Keto dy vitamina se bashku ndihmojne qe te largohet rrethi i zi te syte.

Uji
Pini sa te mundni uje. Uji ndihmon ne largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon ne freskine e lekures.

Domatja
Domatet permbajne antioksidante, beta-karotin dhe vitamine C. Hajeni domaten sa me shume dhe ju do tei merrni keta antioksidante. E mira eshte qe domatja te shoqerohet me pak vaj ulliri.

Molla
Per te pasur dhembe te mire, hani moll

Komento