Ja faktorët që ndikojë për të bërë seks tri herë në ditë

Ja faktorët që ndikojë për të bërë seks tri herë në ditë

Ja faktorët që ndikojë për të bërë seks tri herë në ditëGratë zakonisht preferojnë qetësinë e mbrëmjes, kur rutina e ditës ka përfunduar dhe pasi sapo kanë dalë ndoshta nga një dush relaksues.

Këta janë pesë faktorët që ndikojnë.

Atij i pëlqen mëngjesi, po ty? Jo. Po, është e vërtetë pjesa më e madhe e burrave e adhurojnë seksin në mëngjes: është çështje kimie. Niveli i testosteronit është më i lartë gjatë orëve të para të ditës dhe ndaj dëshira seksuale mashkullore shënon një tatëpjetë. Gratë zakonisht preferojnë qetësinë e mbrëmjes, kur rutina e ditës ka përfunduar dhe pasi sapo kanë dalë ndoshta nga një dush relaksues.

Dieta të largon oreksin…seksual. Kujdesi për formën tënde fizike ka efekte pozitive te shëndeti dhe vetëbesimi, por djegia me çdo kusht e çdo kalorie mund të ketë pasoja negative për dëshirën femërore. Sidomos për gratë që të ndihen në rregull edhe në çastet e intimitetit është e domosdoshme kjo gjë, por ki parasysh se burrat janë shumë më pak të interesuar të masin centimetrat e dhjamit pao të kontrollojnë celulitin. Braktise veten te gjestet e dashurisë me bindje. T’i lësh hapësirë fizikut tënd pa u gjykuar ka një efekt rrëmbyes.

Hapësirë për pesë shqisat. Prekja është e rëndësishme, jo vetëm në kuptimin erotik, por si moment vëmendje dhe dëgjimi karshi tjetrit. Ledhatimi i lëkurës tonë dhe të partnerit është një takim mes jetëve: ky gjest i thjeshtë ndihmon në gjetjen e intimitetit dhe rrit besimin.

Mërzinë dhe stresin jashtë shtratit. Nuk duhet lejuar që zënkat dhe frustrimet të shtresëzohen derisa ta pushtojnë shpirtin. Arma më e mirë për harmoninë e çiftit është dialogu: përpara se të vraponi për në shtrat flisnin për ato që ju shqetësojnë apo emocionojnë. Mënyra më e mirë për ta rigjetur fillin është ta nisësh dialogun duke thënë “Unë ndihem…”.

Më pak stërmundim profesional. Sipas një kërkimi, aktiviteti fizik e ndihmon dëshirën seksuale. Të ndihesh mirë në trupin tënd dhe të kesh një partner që është në gjendje të ndihet në harmoni në nivel psikofizik të ndihmon të arrish rezultate më dinamike dhe të lumtura. Për më tepër hyn edhe një faktor psikologjik shumë i rëndësishëm: shkathtësia e trupit përkon me lehtësinë mendore. Për trupin duhet të kujdesesh me dashuri, pa vënë objektiva të pamundura dhe kjo do të ndihmojë të gjesh ekuilibër dhe gëzim, emocionin e një jete pa kufij.

Komento