Ja grimi hit i vjeshtës së sivjetme

Ja grimi hit i vjeshtës së sivjetme

Ja grimi hit i vjeshtës së sivjetmeA ndiheni edhe ju pak në bezdi, kur që në muajin gusht filloni të mendoni për modën dhe trendet e bukurisë vjeshtore?

Megjithëse ende jemi në verë, duhet të jemi të informuar se çfarë do të jetë “HIT” gjatë vjeshtës dhe dimrit 2015

“Strobing”

Strobing-u është një nga trendet që ekziston kohë të gjatë, e ekspertët e kanë maskuar me kujdes dhe e kanë hedhur në koncept të ri, mirëpo edhe më tutje është një nga të preferuarit. Përmes theksimit të pjesëve të caktuara të fytyrës (me theksues) fytyra juaj do të duket e mahnitshme. Zgjidhni formulën që i përgjigjet llojit të lëkurës suaj (prodhime të lëngshme apo krem për lëkurë të thatë, pluhur për lëkurë të yndyrshme) dhe përzgjidhni prodhimin me dozën e caktuar të grimcave për dukje të përsosur të lëkurës. Në vend se të konturoni fytyrën dhe faqet, kjo teknikë nënkupton vetëm vënie më të shtuar të theksuesit për të ngritur strukturën e fytyrës tuaj dhe në këtë mënyrë të fitoni dukje të freskët, të re, pa linja të vrazhda.

“Baking”

Ky trend përfundimisht nuk është ajo që do ta quanim “I-woke-up like this”, por është i përsosur për raste në mbrëmje ose për t’u ‘çmendur’ me shoqet. Koncepti përfshin hidratim të duhur dhe përgatitjen e hapësirave përreth syve para vendosjes së korrektuesit, e më pa në hapësirat e ngjashme me një sfungjer të lëngshëm për grim vendosni sasi të pudrës në pluhur ose pudrës transparente për ta fiksuar korrektorin, i cili gjendet përfundi. Çelësi i gjithë teknikës është – durimi! Në fakt, duhet ta lini pudrën në fytyrë për 10 minuta, në mënyrë që ta “bëjë magjinë”, ose me fjalë të tjera, për t’i lejuar që në tërësi ta fiksojë korrektuesin.

Format e paqarta të buzëve

Kjo me siguri se është një nga trendet më të mira dhe më të pazakonshëm që kemi parë kohëve të fundit. buzët që nuk kanë përshkrim të qartë po dominojnë në skenën e bukurisë, e koncepti është menduar që buzët e ndezura t’i bëjë më të bua, më suptile. Teknika e aplikimit është pikërisht ai që këtë trend e bën si është, modern, linjat e buzëve “fshihen” me një pjesë pambuk ose duke vendosur pak ngjyrë në buzë, duke përdorur vetëm gishtërinjtë.

Komento