Ja ilaçet që parandalojnë plakjen e lëkurës suaj

Ja ilaçet që parandalojnë plakjen e lëkurës suaj

Ja ilaçet që parandalojnë plakjen e lëkurës suajIlaçet natyrale, të cilat i kemi renditur më poshtë, do t’ju ndihmojnë që ta fitoni një lëkurë më të tërhequr, që automatikisht bën që të dukeni më e re.

Vitamina C

Vitamina C është njëri prej produkteve më të rëndësishme për parandalimin e shfaqjes së rrudhave në lëkurë. Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe e mbron atë nga rrezet e diellit dhe dëmet që mund të shkaktohen nga radikalët e lirë. Andaj, rekomandohet që të konsumoni produkte, që përmbajnë sasi të madhe të vitaminës C.

Mjalti

Mjalti, pa asnjë dyshim, është një ilaç natyral, çudibërës, që luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në mirëqenien e lëkurës suaj. Aplikimi i mjaltit në fytyrë do t’ju ndihmojë që ta çlironi lëkurën nga aknet, duke e zbutur lëkurën tuaj. Provojeni këtë ilaç natyral, rregullisht, për rezultate sa më të mira.

Avokado

Përdorni avokado në rutinën tuaj për kujdes ndaj lëkurës, nëse dëshironi që të keni lëkurë më të re. Antioksiduesit, të cilët gjenden në masë të madhe në avokado, e çlirojnë trupin tuaj nga radikalët e lirë. Thjesht, aplikojeni avokadon e shtypur apo edhe copëza të saj në lëkurë dhe si rezultat do të fitoni lëkurë të rigjallëruar.

Të bardhtë e vezës

Të bardhtë e vezës përbëjnë një element të rëndësishëm të maskave për kujdes ndaj lëkurës, pasi që, duke e aplikuar të bardhtë e vezës në vijat në pjesën nën sy, ju e ndihmoni veten për t’u çliruar nga rrudhat e padëshiruara dhe për ta rikthyer elasticitetin e humbur të lëkurës.

Vaji i bajameve

Shumica e kremrave për kujdes ndaj lëkurës janë të përbërë pikërisht nga vaji i bajameve, që është një përbërës shumë i rëndësishëm i tyre. Si rrjedhojë, nëse dëshironi që të keni edhe më tepër përfitime , përdoreni atë drejtpërsëdrejti në lëkurën tuaj, duke e marrë më të mirën në mënyrë krejtësisht natyrale.

Patatet

Patatet ju ndihmojnë që, nëpërmjet zhdukjes së shenjave të errëta në lëkurë, të dukeni për disa vite më e re. Thjesht, vendosini dy rriska patate në sytë tuaj dhe lërini të qëndrojnë për dhjetë minuta. Si rezultat do të fitoni lëkurë me më pak rrudha dhe shenja të errëta.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit, pa asnjë dyshim, është ilaçi më i mirë natyral për trajtimin e lëkurës dhe parandalimin e shfaqjes së shenjave të pleqërisë. Thjesht, bëjini masazh lëkurës së fytyrës suaj me pak vaj kokosi, pak kohë para se të shkoni në shtrat dhe do të keni përfitime të mëdha.

Komento