Ja kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike?

Ja kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike?

Ja kur duhet t’i hidhni produktet kozmetike?Sikurse ushqimi edhe produktet kozmetike kanë një afat se deri kur është i sigurt përdorimi i tyre.

Rimeli

Duhet ta keni përdorur e hedhur pas 3 muajsh. Mos harroni se furca mund të mbledhë bakterie kur e nxirrni jashtë nga tubi. Kjo mund të shkaktojë irritim dhe skuqje.

Sa ju zgjat peneli ose lapsi
Sa zgjat një penel? Artistët e makiazhit japin përgjigjë me numrin e fatit; 3. Pra pikërisht 3 muaj.penelat dhe lapsat e syve aplikohen në zona tepër delikate të syrit. Kështuqë mos harroni datën se kur e keni blerë lapësin ose penelin dhe nëse 3 muaj kanë kaluar, duhet t’a hidhni dhe të blini një të ri.

Fondatinta
Fondatinta luan një rol shumë të rëndësishëm në rutinën tonë ditore të bukurisë. Sipas specialistëve, të gjitha fondatintat me bazë ujin, pra të cilat janë të lëngshme, janë të prirura për bakterie të cilat cojnë në infeksione. Për këtë arsye mbase duhet t’a hidhni këtë produkt pas 6 muajsh ose maksimumi një vit. Mundohuni ti mbani larg lagëshitrës, sepse mjedise të tilla mund të shfaqin bakteriet. Fatkeqësisht, nëse vazhdoni të përdorni fondatintë edhe pas kësaj periudhe, mund t’ju dalin akne ose irritim i lëkurës.

Ngjyrat për sytë
Tani arritëm në një tjetër kapitull të arsenalit të produkteve të bukurisë: ngjyrat për sytë. Nëse doni të mësoni kur të hidhni makiazhin, përgjigja e duhur është kjo : 3 muaj. Sipas artistëve të makiazhit duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur vjen puna tek ngjyra sysh kremoze. Këtu rriten më shpejtë bakteriet sesa në produkte me bazë pudër. Dhe sigurisht nëse aplikoni ngjyrat me gishta, rekomandohet t’i lani mirë duart me produkte antibakteriale para cdo aplikimi.

Komento